REFORMA NË DREJTËSI/ Përfundon takimi i Bashës me ekspertët, Halimi: Drafti përfundimtar...

REFORMA NË DREJTËSI/ Përfundon takimi i Bashës me ekspertët, Halimi: Drafti përfundimtar duhet të përmbajë të gjitha rekomandimet e Venecias

57
0
Shares

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me ekspertët e kësaj partie si edhe me anëtarët e komisionit Ad Hoc, të reformës në  drejtësi. Në takim merrte pjesë edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
Në përfundim të takimit, deputetit demokrat Eduart Halimi u shpreh i vendosur se  Drafti përfundimtar duhet të përmbajë të gjitha rekomandimet e Venecias. Sipas Halimit, PD dhe PS, ndahet në tentativën e kapjes së drejtësisë. Ne jemi me komisionin e Venecias, siguroi ai.
“Standardet e Venecias tëe21 dhjetorit 2015, duhet të jenë baza e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi për PD është jetike për një sistem drejtësisë të pavarur. Çdo devijim e fshehje nga këto rekomandime, ka për qëllim kapjen dhe çimentimin e kapjes së drejtësisë. Rama është në konflikt interesi. PD do të këmbëngulë nesër për një draft të reformës në drejtësi, në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Opozita është në një qëndrim me ndërkombëtarët. Çështja që ndahemi me PS është kapja e drejtësisë. Me jemi me Venecian e cila thotë se çdo votim me 3/5 me 84 vota, çimenton kapjen e  drejtësisë. Drafti përfundimtar duhet ët përmbajë të gjitha rekomandimet e Venecias”, përfundoi Halimi.
Në takimin me kreun e PD-së ishin të pranishëm Eduard Halimi, Arben Ristani, Enkelejd Alibeaj, Ivi Kaso, Gazmend Bardhi dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
“Drafti më i mirë për reformën në drejtësi është ai që respekton pikë për pikë rekomandimet e Komisionit të Venecias”, deklaroi kreu i PR-së Fatmir Mediu pas takimit me liderin demokrat Lulzim Basha në selinë e PD-së.
“Ne do të kemi gjykimet tona nesër në komisionin ad-hoc që do zhvillohet në parlament. Opozita ka shprehur tashmë gjykimin dhe shqetësimet e saj. Shpresoj që në komisionin ad hoc të kemi një diskutim sa më të mirë”, deklaroi Mediu.
Demokratët nuk do të dërgojnë një draft paralel në Venecia, pasi për ta Komisioni i Venecias ka folur njëherë. Nga ana e tyre po shihet mundësia e dërgimit të një letre sqaruese, ku opozita do të shprehë shqetësimin e saj për qëndrimin e mazhorancës si dhe për faktin që ajo nuk ka dhënë dakordësi për draftin. Në mbledhjen e komisionit të posaçëm, opozita do të këmbëngulë që mazhoranca të reflektojë rekomandimet e Venecias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY