Ilri Beqaj 1.3 miliardë lekë “dhuratë” vetes natën e Vitit të Ri

Ilri Beqaj 1.3 miliardë lekë “dhuratë” vetes natën e Vitit të Ri

81
0
Shares

Vazhdon pasurimi i Ilir Beqjas, me 1 miliardë e 300 milionë lekë ditën e vitit të ri.
Denoncimin në emër të PD-së e ka bërë sot deputeti Luçiano Boçi.
“Ndërkohë që gjendja në spitale është skandaloze, më kritike se kurrë, ku qytetarët nuk marrin shërbimet e duhura, mungojnë medikamentet dhe radhët e prindërve, fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve janë dramatike, me pamjet që kanë dalë në media, biznesi i Ilir Beqës njeh rritje.
Qeveria ka menduar që kampioni i korrupsionit, të marrë një pako të mirë me para edhe ditën e vitit të ri.
Mund të ishin mbyllur sportelet me 31 dhjetor, por jo arka e shtetit për Ilir Beqën, që kaloi tek firma e tij private 1 miliardë e 300 milionë lekë.
Kur mijëra familje në vend, nuk gëzonin dot natën e vitit të ri prej varfërisë, mungesës së gjelit të tavolinat e tyre, Ilir Beqa i kishte shtuar pasurisë së tij edhe 1 miliardë e 300 milionë lekë” u shpreh Boçi.
Për deputetin demokrat, ky është korrupsion i pandalshëm i Edi Ramës me 40 hajdutë.
“Teksa numri i tenderëve për ‘Intech +’, kompania e themeluar nga Beqja, shtohet çdo ditë, paratë e marra nga taksat e shqiptarëve kanë kaluar shumën 12 milionë dollar.
Ky është korrupsioni i thellë e i pandalshëm i kësaj qeverie, i Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij.
Kjo hajdutëri prej 3 vitesh sundon vendin, varfëron shqiptarët dhe pasuron Edi Ramën e ministrat e tij.
Ky është viti i fundi i kësaj klike zhvatëse.
Qytetarët, populli është në këmbë për të ndalur vjedhjen, abuzimin, plackitjen e parave dhe pasurisë së shqiptarëve”, përfundon bashkë edhe me apelin e tij, Luciano Boçi.
luciano boci, 14 janar 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY