Një vajzë 12 vjecare nga Korca u gjet sot në Pirg-Maliq pasi u lajmërua si e humbur qysh ditën e djeshme.
A.D ishtë në shoqërinë e 18 vjecarit Kristjan S. Me të cilin kishte lënë qytetin një ditë më parë.
Ky i fundit u dorëzua në polici ndërkohë që dyshohet se 18 vjecari ka kryer ndërkohë marrëdhënie seksuale me të miturën.
Policia ka gjetur sot një person tjetër të humbur i cili nuk kishte arritur të gjente shtëpinë e tij për shkak të metave mendore.
Pak kohë më parë dy vajza u zhduken nga qyteti por u gjetën nga policia.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të komunikatës datë 13.01.2016, e cila bën fjalë për, largimin nga banesa të shtetases A.D, 12 vjeç, banuese në Korçë , ju bëjmë me dije se :
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimet , u bë e mundur gjetja e saj, në fshatin Pirg – Maliq, gjithashtu u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit :
• Kristjan S, 18 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pasi nga deklarimet e marra, si dhe veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale, me shtetasen e mitur, gjatë kohës që kjo e fundit, ishte larguar nga banesa dhe u gjet e shoqëruar me 18-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/