Darka e vitit të ri, e planifikuar për nesër nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta është anuluar.
Një e-mail i shpërndarë ditët e fundit, njofton deputetët se mbrëmja festive e shumëpërfolur nuk do të mbahet më as më 14 janar, siç ishte vendosur në fund të dhjetorit.
Arsyet mbeten të pasqaruara edhe për vetë deputetët.
Nga zyra e kryeministrit ishin njoftuar disa herë deputetët e PS për t’u përgatitur për takimin festiv. Fillimisht, festa u tha se do të zhvillohej më 23 dhjetor, në një rezidencë luksoze, në Vorë. Pastaj u shty dhe ishte zgjedhur 26 dhjetori, datë e pasuar me shtyrjen e radhës edhe për 14 janar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/