Një bamirës, i cili shpërndante ushqime për shtresat në nevojë ka kërkuar falje publike, pasi u ka dhënë për të ngrënë tre pensionistë mish qeni.
Ai ka deklaruar se këtë e ka bërë pa dashje. Osnabrücker Tafel tha se një prej personave e kishte ngrënë mishin e qenit pa e kuptuar se çfarë ishte, ndërsa një tjetër sapo kishte nisur ta hante, kishte ndalur pasi e kishte dalluar nga era. Shkak për këtë ngatërresë është bërë mungesa e etiketave.
Ngjarja ka ndodhur në Gjermani, ku kjo organizatë bamirëse mbledh çdo ditë rreth 5 ton ushqime dhe ua shpërndan individëve në nevojë. Kreu i organizatës bamirëse Dieter Möllmann është shprehur: “Menaxheri ynë shpërndan tonelata të tëra me ushqime çdo ditë dhe mund të ketë ngatërresë për shkak të mungesës së etiketave. Na vjen jashtëzakonisht keq për këtë ngatërresë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/