Për Ramën halli qytetarëve reforma në drejtësi, jo përgjimi “200 mijësh” Meta...

Për Ramën halli qytetarëve reforma në drejtësi, jo përgjimi “200 mijësh” Meta – Ismailaj

58
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama komentoi përgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, sipas te cilit në bisede janë Ilir Meta dhe biznesmeni Kastriot Ismailaj.
Ai tha se ky është një keqpërdorje deri në neveri, një triller prostitutash.
Sipas tij vëmendja duhet të përqendrohet te reformat e rëndësishme, si ajo në drejtësi dhe problemet ekonomike të qytetarëve, të cilat po theksohen dhe nga përmbytjet.
“Nuk kam asgjë të veçantë për të komentuar përveçse e konsideroj të tërën triller prostitutash të keqpërdorura deri në neveri. Më e keqja është rendja pas këtyre prostitutash që e bën edhe më të neveritshme. Vëmendja duhet drejtuar tk reforma në drejtësi, reforma të tjera të rëndësishme dhe çështja e shërbimit ndaj qytetarëve, situata ekonomike dhe ajo e krijuar prej përmbytjeve. Pas këtij trilli nuk është askush tjetër veç atyre që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veç se të prostituojnë”, tha Luan Rama për ABC News.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY