Horoskopi, 13 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 13 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

82
0
Shares

Dashi
Jeta juaj ne çift ka për te qene gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do keni as debatin me te vogël me partnerin, përkundrazi do kaloni me tepër kohe me te dhe do flisni lirshëm. Beqaret gjithashtu do kenë një dite euforike te cilën duhet ta shfrytëzojnë sa te mundin. ne planin financiar do arrini ta ruani gjate gjithë kohës ekuilibrin dhe di kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Demi
Sot do ngrini shume pikëpyetje për vazhdimësinë e jetës tuaj ne çift sepse se fundmi keni pasur vërtet vështirësi dhe probleme. Mire është qe te mendoheni ende para se te merrni vendime përfundimtare. Beqaret do jene te ndërgjegjshëm për pasojat qe mund te sjellin veprimet e tyre dhe nuk do nxitohen. Nëse me financat keni ditur te tregoheni te kujdesshëm dhe ambicioze, sot do ketë përmirësime.

Binjakët
Ju te dashuruarit do keni ide te ndryshme për disa tema sot, megjithatë kjo nuk do te thotë qe te ziheni dhe te mbani inat. Lëreni tjetrin te shprehe atë qe mendon dhe keni për ta para qe lidhja juaj do behet me e forte. Beqaret me mire te mos tentojnë asgjë sot sepse do jete dite delikate. Ne planin financiar fatmirësisht do gjeni zgjidhje për vështirësitë dhe do ndiheni me te qete.

Gaforrja
Yjet do ua bëjnë ditën me te bukur sot ju te dashuruarve. Do ndiheni vërtet mire pranë njeritjetrit dhe do jeni gati te hidhni hapa me tej. Beqaret nuk do jene shume te interesuar te fillojnë një lidhje sepse për ta ka gjera akoma te rëndësishme ne këto momente. Për financat do jete një dite goxha e vështirë dhe nuk do ja dilni dot as te kryeni shpenzimet jetike. Kërkoni ndihme!

Luani
Do i qëndroni shume besnike partnerit tuaj sot dhe as qe do iu interesojnë fjalët e bukura qe do iu thonë persona te tjerë. Lidhjen tuaj ne fakt do e kenë zili te gjithë. Ata qe janë vetëm duhet ende te bëjnë përpjekje për ta ndryshuar statusin. Nuk i dihet çfarë mund te ndodhe deri ne mbrëmje. Qe financat te mos dobësohen, duhet t’i bëni me kujdes llogarite para se te shpenzoni.

Virgjëresha
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe me fat qe e keni ne krah. Beqaret do fillojnë te ndiejnë për një person qe prej kohesh e kane pasur koleg pune. Ja qe zemra nuk mund te komandohet. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa me pare sepse situata ka për t’u përkeqësuar akoma me tepër.

Peshorja
Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj sot dhe mos i dilni kundër për asgjë. Situata mund te ndërlikohet tej mase. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet te presin edhe pak dite për këtë gjë. Buxheti do jete gjate gjithë kohës i mbrojtur dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Do ndihmoni edhe te afërmit madje.

Akrepi
Dita e sotme do jete harmonike dhe e ekuilibruar për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment do jete i begate dhe emocionues. Beqaret do i dedikohen punës dhe as qe do mendojnë për jetën sentimentale. Te paktën arritjet profesionale do jene te mëdha çka do e përmirësoje edhe situatën financiare. Nuk do vuani me për te bere shpenzimet e nevojshme.

Shigjetari
Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa menduar se çfarë mund te ndodhe nesër. Beqaret nga ana tjetër do jene te druajtur dhe nuk do arrijnë dit t’i shprehin ndjenjat e tyre. Duhet patjetër te ndryshoni sa me shpejt. Financat do jene gjithë kohës te kënaqshme kështu qe nuk duhet te shqetësoheni për asgjë.

Bricjapi
Dite shume konfuze do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do jeni ne mëdyshje për hapat qe duhet te hidhni sepse do keni frike nga ndonjë e papritur qe mund te ndodhe. Beqaret për fat te mire do kenë një dite plot ngjyra e cila do ua beje çdo moment shume te bukur. Financat do jene nen ndikimin e Jupiterit i cili do jete një planet i favorshëm.

Ujori
Dite e qete dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Beni thjesht atë qe do mendoni për momentin dhe mos i dëgjoni personat e trete. Beqaret do jene me humor te keq dhe do mbyllen ne vetvete. Për dashurinë as qe do iu bjere neper mend. Ne planin financiar keni disa kohe qe keni marre masa strikte dhe gjendja me ne fund do stabilizohet.

Peshqit
Do kërkoni gjera te pamundura sot ju te dashuruarit dhe do ndiheni keq kur partneri te mos ua plotësojë dëshirat. Beqaret do kenë një dite te qete dhe me disa takime. Duhet shfrytëzuar gjithçka deri ne maksimum sepse jo gjithmonë vijnë momente te tilla. Financat do jene te shkëlqyera dhe do arrini te bëni edhe investimet e nevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY