Per shkak erave dhe rreshjeve te diteve te fundit, shume familje kane mbetur pa strehe dhe rrezikojne jeten, ne qiell te hapur nga i ftohti në bashkinë e Tropojës.
Nje nder to eshte edhe familja Sulaj nga fshati Begaj, Tropoje, shtepia e te cileve ka mbetur pa cati si rezultat i erave te forta dhe gjithe shiu ka rene brenda duke nxjerre jasht perdorimi cdo gje.
“Me gjithe angazhimin e menjehershem te Bashkise se Tropojes, duke nxjerre grupe pune ne terren per verifikimin, vleresimin e demeve si dhe plotesimin e dosjeve, problemi qendron ne shpejtesine e veprimit, per levrimin e fondeve nga ana e Emergjencave Civile”, thotë deputetja e zonës, Mimoza Hajdarmataj.
“Duke qene se ky rast nuk eshte i vetmi, ne kushtet e nje dimri te eger ne verilindje te Shqiperise dhe per me teper te nje varferie te skajshme te shume e shume familjeve atje, si dhe ne mungese te ndonje plan veprimi konkret te shtetit, I bej thirrje strukturave kompetente ekzekutive te mos perqendrojne vemendjen vetem tek zonat e arritshme nga sinjalet televizive, sepse hallet e shqiptareve nga moti dhe robi(ministrat dhe kryeministri) jane te shtrire shume me pertej realiteteve qe percjellin ata”, deklaron deputetja e Tropojës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/