“Po çfarë ndodh nëse kryeministri me 84 vota emëron të gjithë skemën e organizimit të funskionimit të drejtësisë?!
Shiheni pak këtu në skemën që është përgatitur nga ekspertët. Me 84 vota emërohen të gjithë anëtarët e komisionit e pavarur të kualifikimit të cilët do të fusin në provim të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë. Nga gjyqtari i shkallës së parë e deri tek kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë inspektorët e inspektoratit të lartë të drejtësisë të gjithë do të emërohen me 84 vota sipas draftit të paraqitur në mënyrë të njëanshme nga ekspertët e PS-së. Po ashtu me radhë si Gjykata Kushtetuese, emërohet kryeprokurori, emërohen anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë, anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi, Tribunali disiplinor dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Janë 8 institucione që krijojnë një oktapod të vërtetë në kapjen e sistemit të drejtësisë. Pikërisht për shkak të këtij rreziku që është permanent në draftin e paraqitur në mënyrë të njëanshme nga PS, u propozua edhe nga ekspertët ndërkombëtarë një zgjidhej racionale e cila sigurisht që i përshtatej edhe aktualitetit politik në të ilën ndodhen Parlamenti”, u shpreh Eduard Halimi sot, ndërsa nëpërmjet kësaj paraqitje grafike, së bashku me ekspertët e tjerë të PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso, denoncuan tentativën kapjes së drejtësisë nga kryeministri Edi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/