Sulm terrorist në një zonë turistike të Stambollit, dhjetëra të plagosur

Sulm terrorist në një zonë turistike të Stambollit, dhjetëra të plagosur

62
0
Shares

Një shpërthim është dëgjuar në një zonë mjaft popullore me turistë në Stamboll mëngjesin e të martës. .


Sipas të përditshmes turke, “Hurriyet”, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10.20 në sheshin Sulltanahmet, pranë obeliskut të Theodosius, në stacionin e tramvajti.

Shpërthimi mendohet të ketë shkaktuar të paktën 10 të vdekur e 15 të plagosur, dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një kamikaz.

Policia turke ka vendosur perimetrin e sigurisë ku ndodhen edhe Xhamia Blu dhe Pallati Topkapi. Mes të përfshirëve në shpërthim ka edhe turistë.

Ndërkaq, një hotel është përfshirë nga flakët në një tjetër lagje të Stambollit, në Maltepe. Sipas disa dëshmive të dhëna nga mediat turke, ka persona të bllokuar brenda hotelit.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu është duke mbajtur një takim emergjence për të menaxhuar situatën pas shpërthimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY