Inspektori i rryshfetit, mik i Veliajt e Tahirit, shëmbëlltyra e rilindjes

Inspektori i rryshfetit, mik i Veliajt e Tahirit, shëmbëlltyra e rilindjes

68
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar për skandalin e inspektorit në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit në Tiranë që kërkoi para në këmbim të favoreve që toleronin procedurat e ndërtimit. Nëpërmjet kreut të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, PD ka denoncuar mënyrë së si inspektori i filmuar është punësuar nëpërmjet lidhjeve nepotike dhe njohjeve që ka me Saimir Tahirin e Erion Veliajn.

leonard olli 12 janar 2016

DEKLARATA E PLOTË

Skandali i zbuluar nga emisioni investigativ Stop, nuk është një rast i izoluar i një inspektori të ndërtimit që kërkon para në këmbim të favorit.

Ky rast korruptiv, është e vërteta e rilindjes, është shëmbëlltyra e saj.

E para tregon mënyrën se si është bërë inspektor personi në fjalë. Një militant që vjen e ushtron me arrogancë e me dhunë, pushtetin, përmes njohjeve që ka me Saimir Tahirin e Erion Veliajn.

Përmes lidhjeve nepotike po ashtu, duke qënë vëllai i këshilltarit të majtë në Bashkinë e Tiranës, Florian Pullazi.

E dyta, ky rast tregon se Pullazi dhe shefat e tij, rrjeti i tij, e gjithë ngrehina të cilës ai i përket, ka ardhur në pushtet për të bërë para.

Me babëzi, duke shkelur ligjin, duke dhunuar qytetarët e pamundur, e duke i rrjepur ata, kështu funksionin banda e INUK dhe bandat e tjera të Edi Ramës që i janë vërsulur popullit që ditën e parë që erdhën në pushtet.

Koha e këtij shteti të korruptuar e kriminal;

Koha e këtyre maskarenjeve ka mbaruar.

Populli është në këmbë dhe shumë shpejt ka tu treguar vendin.

inspektori ne videon e stop

inspektori ne fushaten e ps-3

inspektori ne fushaten e ps-2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY