Gjykata e Fierit la në burg Ilir Memushaj i dyshuari për ekzekutimin...

Gjykata e Fierit la në burg Ilir Memushaj i dyshuari për ekzekutimin në Mbrostar

241
0
Shares

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Ilir Memushaj i dyshuarin për ekzekutimin në Mbrostar. 36 vjeçari u vendos në masën e sigurisë arrest me burg, për vrasjen e Granit Kasës dhe plagosjen e dy të tjerëve, Klement Kastrati dhe Elton Margariti. I arrestuari u dërgua në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe pse në hetuesi ai nuk ka pranuar krimin. Ndërkohë dy të dëmtuarit vazhdojnë të jenë në spitalin e Fierit dhe po marrin mjekimin për plagët e plumbave në kokë dhe në trup. Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje. Automjeti me të cilin po udhëtonin Kasa, Kastrati dhe Margariti u sulmua me breshëri kallashnikovi, më pas shpërtheu në flakë. Kurse mjeti me të cilin mendohet se kanë qenë autorët u gjet një km larg edhe ai i djegur. Memushaj nga Vlora u arrestua dy ditë pas ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY