Edi Rama, ja cfarë tha për çmimin e biletës në stadiumin e...

Edi Rama, ja cfarë tha për çmimin e biletës në stadiumin e Miamit

64
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për udhëtimin e tij në Majemi të SHBA-ve, ku edhe u fotografua duke ndjekur një ndeshje basketbolli në rradhën e parë të pallatit të sportit atje.

Rama, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit sqaroi vizitën e tij atje, teksa gazetaria e pyeti se përse nuk u kthye menjëherë pas përmbytjeve.

“Unë qëndrova vetëm dy ditë e gjysmë në Majemi, ndërsa përmbytjet ndodhën ditën e dytë. Pra u ktheva menjëherë. Unë njeri jam, si të gjithë të tjerët të bëj ndonjë ditë pushim”, tha Rama.

Ai tha se situata e përmbytjeve u përballua nga autoritetet. Edhe pse nuk ishte fizikisht, Rama tha se punën e tij e kishte bërë po shumë mirë.

I pyetur lidhur me çmimin e biletës ai tha se “Në rradhën e parë, të dytë dhe të tretë nuk shiten biletat por rezervohen nga kompanitë dhe individë dhe kur tërhiqet njëri futet tjetri. Dikush që kishte rezervim të tillë na dha rastin që ta shohim atë ndeshje”.

Ku është mëkati që kam bërë?, tha Rama.

Kur gazetarja e pyeti sërish për çmimin ai tha se “nuk kushton asgjë pasi ka qënë karrige e rezervuar”.

Ndërsa për shpenzimet e udhëtimit ai tha se “Kjo ishte vizitë është tërësisht private. Shpenzimet i paguan pjesa më e mirë e familjes time, që është gruaja ime. E kemi financuar vetë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY