Berisha: Ekonomia po rrokulliset, me tenderët po bëhet nami

Berisha: Ekonomia po rrokulliset, me tenderët po bëhet nami

76
0
Shares

“Të shpëtojmë vendin me një revolucion demokratik paqësor nga kjo klinikë kriminale që quhet qeveri”, apeloi më tej ish-kryeministri Sali Berisha, në bashkëbisedimin me gazetarët.
Sipas tij, “ekonomia shqiptare po rrokulliste”.
Duke kundërshtuar shifrat e INSTAT për ekonominë, Berisha u shpreh se “INSTAT tallet me varfërinë e shqiptarëve. Në dy muaj janë shpunësuar 73 mijë qytetarë shqiptarë, është dyfishuar deficiti korrent i saj. Doganat realizuan vetëm 78 për qind të planit të tyre”.
Ish-kryeministri më tej u ndal edhe te tenderët, sipas të cilit me ato po bëhet kërdia.
“Me tenderët po bëhet kërdia. Ato i fitojnë miqtë e Edi Ramës. Lexoni librin ‘Hajdutët e shtetit’. Në atë libër identifikon emër për emër çdo personazh, me ministrat shqiptarë, vijoi Berisha, duke shtuar se, Edi Rama ka bërë telefonata të tëra kërcënues ndaj prokurorëve, për moshetimin e aferave korruptive të ministrit Ilir Beqaj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY