Në një mesazh nga qytetari dixhital të publikuar nga ish-kryeministri Berisha shkruhet se Kryeministri do të shkojë nesër në 11 tek drejtoria e Doganave ku priten të bëjë shkarkime të tjera.
Por ajo që bën më shumë përshtypje është egzistenca e një grupi pune për drejtimine doganave në të cilin bën pjesë edhe drejtoresha e Tatimeve.
Ja postimi:
“Doktor Berisha pershendetje. Deshiroj te jeni sa me mire.
Neser ne oren 11.00 Edi Rama do te perserise viziten e tij ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave. Priten te papritura, ndoshta edhe shkarkimi i drejtoreshes aktuale, pasi plani ne dogana nuk po i afrohet as 80%.
Kryeministri deshtoi ne realizimin e te ardhurave edhe me “shpikjen e tij te fundit” ngritjen e shtabit te punes, sic e ka etiketuar ai drejtimin e doganave nga grupi Arben Ahmetaj dhe Brizida Shehaj. Ministri kukull Cani eshte zevendesuar defacto qe ne nentor te vitit 2015, kur komanden e doganave e mori Ahmetaj dhe Shehaj me krijimin e paligjshem te ketij shtabi pune. Drejtoresha aktuale e doganave vetem formalisht eshte drejtore, pasi cdo dite drejtoret e deleguar!!! te drejtorive ne DPDoganave mblidhen nga Ahmetaj dhe Brizida. Afati i dhene nga Rama per realizimin e planit eshte shkurt 2016, por sic duket, me emerimet e reja ne krye te departamentit operativ dhe antikontrabandes te 2 policeve nga ministria e rendit, kryeministrit i eshte dukur i gjate ky afat. Neser priten surprizat e rradhes. Ndoshta shkarkon drejtoreshen formale, ndoshta gjithe punonjesit e DPDoganave. Askush nukdi asgje. Rama eshte i papergjegjshem. Gjithshka mund te ndodhe. Me respekt Arben Bajraktari.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/