Lëvizja “Reago”, një organizëm joqeveritar i ka dërguar një letër të hapur biznesmenit të njohur të bursave dhe presidentit të fondacionit Soros, Xhorxh Sorosit ku i kërkohet që të largohet nga Shqipëria.
Ndër të tjera në letër thuhet se Soros “Të largohet nga Republika e Shqipërisë brenda 24 orëve. Ky paralajmërim vjen pasi kemi zbuluar planin sekret të Soros për falimentimin e Shqipërisë ekonomikisht, ky falimentim do të ndodhë me ndihmën e klasës politike shqiptare të cilën Soros e ka kapur të gjithën”, thuhet në letër.
“Plani i Soros do t’i mundësojë atij fitime marramendëse për 10 vitet e ardhshme në Shqipëri. Ai do të fitojë rreth 13 miliardë dollarë nga Shqipëria (një buxhet i tërë vjetor) për 10 vitet e ardhshme, me anë të koncesioneve shumë vjeçare që do të kenë fitime të mëdha”, thuhet në letrën ehapur të lëvizjes Reago.
Fondacioni Soros hapi zyrat e tij në Shqipëri që në vitin 1992 duke financuar organizata, media dhe grupe mendimi në Shqipëri. Një pjesë e mirë e zyrtarëve të politikës por edhe fushave të tjera kanë qenë të përfshirë në mënyra të ndryshme në projektet dhe aktvitetet e fondacionit Soros në Tiranë.
Me një buxhet që kapërcente 6 milionë dollarë cdo vit fondacioni kapërcente deri vitet e fundit të gjithë buxhetin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Zërat kundër fondacionit lidhen me identifikimin e tij me kryeministrin aktual Edi Rama i cili konsiderohet si kryeministër i pasuksesshëm në këto dy vite e gjysëm të mandatit të tij. Rama është mbështetur nga Soros për një kohë të gjatë ndërkohë që njihet edhe si mik personal i bosit të fondacionit.
Vitet e fundit Fondacioni Soros ka ndryshuar objekt duke u kthyer nga financues i shoqërisë civile apo projekteve të ndryshme të administratës në një konkurues me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/