Drafti i MD, ja si zgjidhet Presidenti dhe Avokati i Popullit

Drafti i MD, ja si zgjidhet Presidenti dhe Avokati i Popullit

59
0
Shares

Ministria e Drejtësisë ka bërë bërë një sër propozimesh për reformën në drejtësi. Sipas draftit që ajo ka propozuar Avokati i popullit zgjidhet nga kuvendit me shumicen e anetarëve të tij, për një periudhë 5 vjecare, me të drejtë rizgjedhje. Përsa i përket kandidati për President, ai I propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.

Manjani kërkon ndryshime në Kushtetutë për disa nene, ndërsa propozimet për ndryshim bëhet edhe për nene që nuk lidhen me reformën në drejtësi.

Ndër të tjera, Ministria e Drejtësisë propozon edhe një skemë të re për votimin e gjyqtarëve. Në propozim sqarohet se gjyqtarët duhet të shkarkohen pas seancave në Gjykatën e Lartë dhe se ministri mund të bëjë vetëm inspektimin e punës.

Drafti i Ministrisë së Drejtësisë

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 18, pika 2 ndryshon si vijon:

Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, pasurore, identiteti gjinor, orientimi seksual arsimore, origjina sociale, lindja, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera.

Neni 2

Në nenin 54 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

4. Interesi më i lartë i fëmijëve zbatohet në të gjitha çështjet që lidhen me ta.

Neni 3

Neni 61 pika 1 ndryshohet si vijon:

1. Avokati i popullit zgjidhet nga kuvendit me shumicen e anetarëve të tij, për një periudhë 5 vjecare, me të drejtë rizgjedhje.

Neni 4

Neni 108 pika 1 dhe 3 ndryshohen si vijon:

1. “1. Njesitë e qeverisjes vendore janë bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes rregullohen me ligj”

2. “3. Bashkia është njësia bazë e e qeverisjes vendore. Ajo kryen të gjitha detyrat vetëqeverisëse, me përjashtim të atyrë që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore.”

Neni 4

(opsional

Neni 87, riformulohet me këtë përmbajtje:

“Neni 87

1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues.

2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.

3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.

4. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.

5. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

6. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.

7. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.

8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.

9. Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.”

Neni 5

Neni 124 ndryshon si më poshtë vijon:

1. Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

2. Gjykata Kushtetuese ka buxhet të veçantë që e administron në mënyrë të pavarur.

Neni 6

Në nenin 125, paragrafi 1 riformulohet me këtë përmbajtje.

“1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët pas një procesi publik përzgjedhjeje të shpallur nga Presidenti, emërohen prej tij me pëlqimin e Kuvendit. Për çdo vend vakant, Presidenti i propozon Kuvendit jo më pak se dy kandidatura. Mënyra e organizimit të procesit publik të përzgjedhjes së kandidaturave, rregullohet me ligj.”

Neni 7

Neni 126 ndryshon si më poshtë vijon:

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrimin e funksioneve të tij.

Neni 8

Neni 127 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron në rastet e mëposhtme:

a) mbush moshën 70 vjeç;

b) përfundon mandatin 9 vjeçar;

c) jep dorëheqjen;

ç) shkarkohet sipas parashikimeve të nenit 128.

d) në zbatim të procedurave të parashikuar në nenin 179/a.

2. Mbarimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

3. Plotësimi i vendit vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, te krijuar sipas paragrafit 1 bëhet sipas nenit 125.

Neni 9

Neni 128 ndryshohet si më poshtë vijon:

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas procedurës që rregullohet me ligj. Kuvendi me shumicen e gjithë anëtarëve të tij, vendos për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese kur:

a) konstaton shkelje të rënda profesionale dhe etike gjatë ushtrimit të detyrës:

b) dënohet me vendim gjyqësor të formës sé prerë për kryerjen e një krimi;

c) vërteton faktin e pamundësisë fizike ose mendore për të ushtruar detyrën.

Verifikimi i shkaqeve për shkarkim, behet pas hetimit të tyre nga një komsion i posacëm hetimor të krijuar sipas nenit 77.

Neni 10

Neni 130 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Qenia anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës dhe akademik për zhvillimin e doktrinës. Kohëzgjatja e veprimtarisë profesionale të lejueshme si dhe masa e shpërblimit, kundrejt të cilës ajo ushtrohet, parashikohen me ligj.

2. Qenia anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me atë të anëtarit në një parti politike apo me pjesëmarrjen në aktivitete publike të organizuara nga një parti politike.

Neni 11

Neni 132 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kana fuqi të përgjithshme, janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare përveçse kur parashikohet ndryshe në ligj. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që çdo ligj ose akt normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Gjykata Kushtetuese, kur e gjykon të nevojshme, mund të vendosë pezullimin e zbatimit të aktit normativ objekt shqyrtimi deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

3. Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin përfundimtar.

Neni 134 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të:

a) Presidentit të Republikës;

b) Kryeministrit;

c) jo më pak se një së pestës së deputetëve;

ç) Avokatit të Popullit;

d) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;

dh) Çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute;

e) Autoritetit Shteteror të Mbrojtjes së të Dhënave Personale;

ë) Autoritetit Shtetëror kundër Diskriminimit;

f) Këshillit të Lartë të Drejtësisë;

g) Organeve të qeverisjes vendore;

gj) organeve të bashkësive fetare;

h) partive politike;

i) organizatave;

j) individëve.

2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët d; dh, e, ë, f, g, gj, h, i dhe j të paragrafit 1 të këtij neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.

Neni 13

Neni 136, paragrafi 1 riformulohet me këtë përmbajtje:

“1. Gjykata e Lartë përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Procedura e përzgjedhjes, propozimit dhe shkarkimit, rregullohet me ligj.”

Neni 16

Neni 140, shfuqizohet1.

Neni 17

Neni 141 riformulohet si vijon:

1. Gjykata e Lartë ka funksion njësimin e praktikës gjyqësore, duke tërhequr për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të caktuara gjyqësore.

2. Gjykata e Lartë ka juridiksion rishikues, vetëm si mjet i jashtëzakonshëm i ankimit gjyqësor, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.”

Neni 18

Neni 147 riformulohet si vijon:

1. Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë, 4 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, 4 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare dhe 4 prokurorë të të gjitha niveleve , të cilët zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve. Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme.

2. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zgjedh nga rradhët e anëtarëve të zgjedhur një Kryetar, i cili ushtron funksionin me kohë të plotë.

3. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për vlerësimin, transferimin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, sipas ligjit, si dhe propozon emërimin e tyre.

4. Transferimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveçse kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit të drejtësisë.

5. Gjyqtari apo prokurori mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë kur:

a. kryen një vepër penale

b. ka kryer më parë një vepër penale

c. deklarohet i paaftë mendërisht dhe fizikish për të kryer detyrën.

d. kryen akte apo sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit apo prokurorit, përfshirë fshehjen,mosdeklarimin apo deklarimin e rreme te pasurise.

e. konstatohet pamjaftueshmëri profesionale në kryerjen e dretyrës.

6. Kundër vendimit për shkarkim, gjyqtari apo prokurori ka të drejtë të ankohet në Tribunalin Disiplinor të Drejtësisë.

7. Tribunali Disiplinor i Drejtësisë është organi që shqyrton në themel ankimet kundër masave disiplinore të vendosura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Vendimet e tij janë përfundimtare.

7. Tribunali Disiplinor përbëhet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe një anëtar i Gjykatës së lartë të zgjedhur me short.

8. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese është Kryetar i Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë. Ogranizimi dhe funksionimi i Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë rregullohet me ligj.”

Neni 19

Neni 148 pika 1 dhe pika 2 riformulohen:

1. Prokuroria kryen hetimin penal si dhe përfaqëson akozën në gjyq në e mër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara më ligj.

2. Prokurorët janë organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqsor. Kuvendi mund të krijoë me ligj njësi të specializuara hetimi.

Neni 20

Në nenin 149, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Paragrafi 3, riformulohet si vijon:

“3. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave. Prokurorët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

b) Pas paragrafit 4, shtohet paragrafi 5 me këtë përmbajtje:

“5. Hetimi penal dhe funksionimi i prokurorisë rregullohen me ligj.

Neni 21

Dispozitë kalimtare

1. Të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë prokurorët duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, inspektorët e Inspektoratit të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe këshilltarët ligjorë vlerësohen dhe rivlerësohen ex officio.

2. Për kryerjen e procesit të vlerësimit për subjektet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, krijohet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rregullohet me ligj3.

3. Komisioni i pavarur i vlerësimit vendos për:

a. Integritetin moral dhe profesional te gjyqtarëve dhe prokurorëve

b. Pasurinë në raport me deklarimet e bëra.

4. Ndalohet rishikimi i vendimeve të gjykatave të dhëna nga gjyqarët.

5. Kundër vendimit të Komisionit të Rivlerësimit mund të bëhet ankim në Tribunalin Disiplinor i Drejtësisë.

Neni 22

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY