VIDEO/ Prindërit sharje e goditje me të birin “live” te “Shihemi në...

VIDEO/ Prindërit sharje e goditje me të birin “live” te “Shihemi në gjyq”, nënës i bie të fikët dhe shembet në skenë

181
0
Shares

Seanca e ndërmjetësimit mes prindërve dhe birit të tyre që ishte sot te rubrika “Shihemi në gjyq” e emisionit në TV “Klan” te “E Diela Shqiptare”, ka degjeneruar në sharje e fyerje deri edhe konflikt fizik. Shkak ka qenë mashtrimi, sipas prindërve, i djalit në lidhje me firmën që kishte hedhur e ëma e tij për një tokë të blerë.
Në video, shihet momenti kur i ati ngrihet në mes të studios dhe kap nga rrobat djalin, ndërkohë ndërhyn Ardit Gjebrea ndërsa e ëma vë duart në kokë dhe më pas ndjehet keq. Kaq ka mjaftuar që kjo seancë publike të ndërpritet pa ndërmjetësim por me një acarim akoma më të madh të marrëdhënieve brenda familjes.
Ndërkohë gjatë debatit nëna pëson një gjendje të fikëti.
Në këtë përballje me djalin e saj Elton, nena Feride pëson tronditje dhe shembet në skenë. Televizioni menjëherë futi publicitet dhe ndërpreu emisionin.
Sherri mes nënës dhe djalit ishte për një çështje prone. Konflikti mbi lekët nga prona që u ble ishte pjesë e zjarrtë i debatit mes nenës dhe djalit që nuk flisnin prej 4 vitesh. Në seancë djali mohoi se nëna e ka rritur me 100 mundime, u shpreh se nëna ka pire ilaçe kot me kot gjatë gjithë jetës, dhe se atë familja e ka përdorur si “yzmeqar”.
Nëna Feride mohoi çdo fjalë të djalit duke thënë se ka bërë operacione në gjoks dhe kurriz, plot 11 të tilla dhe se djalin që e ka rritur me mundime e ka dashur njësoj si dy djemtë e tjerë nga martesa e dytë.
Por Eltoni u shpreh se nëna e ka përdorur vetëm për t’i marrë para, ndërsa Ferideja bërtiste se, ajo ka punuar duke pastruar banjat e grekëve në shtetin fqinj për t’i dhënë bukën e gojës.
Ka qenë ky momenti kur ajo e pyet të birin nëse ka të drejtë dhe ai shprehet ‘Jo’.
Nena rrëzohet në tokë pa ndjenja dhe emisioni rifillon pas publicitetit.
Nëna Feride shprehet se pranon se mund të ketë bërë gabim ne blerjen e pronës, por nuk pranon dot faktin se djali gënjen në çdo fjale që thotë ndaj saj. Zonja Eni që kryesonte seancën e pajtimit, seancë që vetëm e tillë nuk rezultoi, u shpreh se dhe Eltoni u largua në gjendje të rëndë psikologjike nga spektakli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY