Skavica, 4 pyetje ende pa përgjigje nga Edi Rama

Skavica, 4 pyetje ende pa përgjigje nga Edi Rama

151
0
Shares

“Skavica është ndoshta projekti me korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës me pasuritë publike.
I kapur në këtë aferë, Edi Rama vazhdon të refuzojë transparencën, ashtu siç e nisi këtë histori me bisedime të fshehta e sekrete” ka vijuar denoncimin e saj sërish sot, Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma
Sipas saj, “Partia Demokratike e paralajmëroi këtë aferë të dyshimtë me 29 prill të vitit të kaluar, por qeveria e mohoi. Në fund të vitit, qeveria e pranoi, madje si arritje të sajën;
Arben Ahmetaj u shpreh në televizion: ‘Më thoni një emër që është larguar?! Ju them unë një që ka ardhur. Skavica. Suzer & Nurol Group’”.
grida duma 10 janar 2016Duke adresuar katër pyetje për kryeministrin Edi Rama, Duma deklaroi më tej se pavarësisht mospërgjigjes së kryeministrit, nuk do shpëtojë pa marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët.
“Edi Rama refuzon të përgjigjet, por pyetjet që kanë qytetarët dhe opioni publik mbeten;
-1 A ka bërë ai negociata të fshehta e të paligjshme me kompaninë Suzer?
-2 Pse u mbajt sekret propozimi i Suzer dhe vlerësimi i saj me bonus?
-3 Pse vendimi i qeverisë për Suzer nuk u publikua bashkë me vendimet e tjera të datës 23 dhjetor, por vetëm pasi denoncoi opozita?
-4 Sa herë e ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit ministri Ahmetaj, dhe me çfarë qëllimesh?
Edi Rama refuzon të përgjigjet, por ai do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët për aferat e tij korruptive me pasuritë publike” përfundon deklaratën në emër të PD Grida Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY