REFIMI/ Gjermani, përdhunimi i refugjates në Këln: Ishte e neveritshme. Bërtisja me...

REFIMI/ Gjermani, përdhunimi i refugjates në Këln: Ishte e neveritshme. Bërtisja me sa mundja.

129
0
Shares

Në rrjetet sociale, sidomos në portalet shqiptare, ka nisur të qarkullojë me shpejtësi një video, që thuhet se është regjistruar gjatë natës së tmerrit në Këln, kur u përdhunuan disa femra nga turma djemsh me origjinë nga Afrika e Veriut.

Ka dyshime se video nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërkohë që asnjë media e rëndësishme gjermane nuk e ka publikuar detaje të saj.

Megjithatë, përmasat e këtij krimi vazhdojnë të shokojnë Gjermaninë. Deri më tani janë ngritur 379 padi, 150 prej tyre për sulme seksuale. Policia ka siguruar më shumë se 350 orë materiale filmike dhe po i shqyrton. Nën hetim janë 30 persona.

Dy prej tyre u ndaluan dhe u liruan. Atyre iu gjet një letër, ku ishin shkruar disa fjalë në arabisht dhe në gjermanisht, të tilla si “dua të q…”, “gjoks i madh” apo “unë të vras”.

Sipas Bild, të rinjtë janë organizuar në rrjetet sociale për të kryer sulmet në Këln, por edhe disa qendra të mëdha urbane gjermane.

Ata janë kryesisht nga Afrika e Veriut, kryesisht marokenë dhe tunizianë. Por a janë ata refugjatë? Një zyrtar i lartë i tha Bild se bëhet fjalë “për nomadë modernë”.

“Nuk janë refugjatë lufte, por janë fëmijë të rritur rrugëve, që kanë mbërritur në Europë me valën e refugjatëve. Janë rritur keq, janë pa perspektivë”. Ndërkohë Janin, një parukiere 22-vjeçare (NE FOTO POSHTE) ka rrëfyer tmerrin e kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Ajo thotë për Bild se tre ose katër burra e kanë rrethuar, duke e kapur për flokësh dhe duke i futur duart.

“Më mbanin krahët dhe më fusnin duart poshtë fundit. Ishte e neveritshme. Bërtisja me sa mundja. Problemi ishte se ishim në mes të rrugës. Nuk na ndihmonin as truprojat e lokalëve dhe as policia. Ishin kaq shumë. Bërtisja e dëshpëruar. Vetëm kur nisja të godisja me grushta në fytyrë një prej tyre, më lanë të qetë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY