LISTA/ Familjarët e gjyqtarëve në punë “të mira”

LISTA/ Familjarët e gjyqtarëve në punë “të mira”

52
0
Shares

Gjyqtarët e republikës janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi, e cila do të fillojë së pari me një vlerësim të të gjithë trupës gjykuese, por dhe asaj hetimore ekzistuese. Një nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe analiza e pasurisë së tyre, ku do të shihet nëse ajo justifikohet.
Në këtë mënyrë, jo vetëm ata, por edhe familjarët e tyre do të jenë objekt i hetimit. Por cilat janë pozicionet e punës së familjarëve të tyre?
gjyqtaret“Shqiptarja.com” ka analizuar disa prej deklaratave të pasurive të gjyqtarëve në faqen Open Data, dhe ka vënë re se punët e deklaruara që bëjnë familjarët e tyre, janë nga më elitaret.
Ajo që vihet re, është mbizotërimi i profesionit të noterit, një licencë kjo shumë e dëshiruar nga shumica e juristëve në vend, dhe marrja e së cilës, përherë është konsideruar si një sfidë e aspirantëve, madje akuzat publike për korrupsion në këtë proces nuk kanë munguar në të gjithë historinë e demokracisë sonë. Mirëpo, për familjarët e gjyqtarëve kjo duket se nuk ka qenë e vështirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY