Policia e Korçës ka sekuestruar armë, drogë dhe municione luftarake, ndërkohë është shpallur në kërkim kryeplaku i fshatit Podgorie, ndërsa djali i tij u arrestua.
Nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve u finalizua me sukses operacioni i koduar “Mali i Thatë” duke arrestuar Orlind Pilinçi, 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie – Korçë dhe shpallur në kërkim babain e tij 44 vjecar Arben Pilinçi.
Policia sqaron se “44-vjeçare me detyrë kryeplak i fshatit Podgorie ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë, për veprat : “Vrasja me dashje” e “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.Gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e punonjësve të Policisë, në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan, me cilësinë e provës materiale :
• 1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa,
• 1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,
• 32 fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm,
• 3 fishekë luftarakë, model 56,
• 5 fishekë luftarakë model 54, (të tetë të kalibrit 7.62 mm)
• 10 kapsolla detonatore,
• 4 thika,
• 1 automjet tip “Ford” me targa AA 450 CA,
• 1 automjet tip “Haner” me targa AA 111 JZ,
• 6500 Euro, 200 000 lekë,
• 1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,
• 1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.
Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”, të kryera në bashkëpunim, nga shtetasit e mësipërm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/