Katund Sukth, banorët në protestë: Qeveria na mbyti dhe na ka braktisur

Katund Sukth, banorët në protestë: Qeveria na mbyti dhe na ka braktisur

62
0
Shares

Banorët në Katund Sukth kanë dalë në protestë ku shprehin si shqetësim mungesën e ujit të pijshëm, ushqimeve dhe çdo ndihme tjetër që ata kanë nevojë në këto ditë , kur përmbytjet i kanë kthyer në të pabanueshme banesat e tyre.
“Ka tre ditë që jam e vdekur në këmbë. Kam kalamajtë dhe dy pleqtë edhe teshat i kam rrugëve. Unë dua të më plotësojë shteti të gjitha kushtet që kam pasur në shtëpinë time. Të këqija të mira siç i kam pas. Shteti të vijë të verë dorë mbi ne. Jemi tu vdes. Na kanë sjellë batanije, nga një për 10 veta. Të na bien dhe gërshërë që t’i presim dhe të mbulojmë vetëm sytë se gjë tjetër skena ça me mbulu me batanije. S’kemi ujë të pijshëm, asgjë”, shprehen banorët.
Banorët thonë se ishin ende në gjumë kur lumi Erzen vërshoi në banesat e tyre, duke ju rrezikuar edhe jetën. Sipas banorëve, shtimi i prurjeve të Erzenit erdhi pas hapjes së digave në Bovillës në Tiranë, dhe që askush nuk i lajmëroi ata të merrnin masa duke i larguar.
“Qeveria na mbyti se hapi digat, dhe nuk na lajmëroi që largohuni nga shtëpia. Të punosh një jetë dhe ti humbësh për 5 minuta. hapën Bovillën shpëtuan Tiranën , mbytën fshatin. Partitë folin, do hyjmë në Evropë, na futën në gropë”, thonë banorët.
Ndërkohë pesë prej familjeve në Katund Sukth janë strehuar në varrezat e fshatit prej 3 netësh, pasi shtëpitë u kanë dalë jashtë funksioni.
Familja Dervishi është një prej tyre, ku prindërit me tre fëmijët e tyre, njëri i paralizuar tregojnë se si kanë shpëtuar nga përmbytja dhe si vrapuan në kodrën e varrezave ndërsa lumi kish rritur frikshëm nivelin e ujit në fshat.
“Erdhi ujti, morëm fëmijët, morëm lopët. fëmija qe tu mu mbyt. shteti të na japë rrugëzgjidhje se ku do të rri, ku do të shkoj, me gjithë fëmijë, me gjithë burrë. Unë skam çfarë të vesh, kam marrë erë. O turp me tu afru ty afër. Në s’kemi ujë për kohë të mirë, jo me pas për shi”, shprehet zonja Dervishi
Vetëm varrezat që qëndrojnë në kodër nuk u përmbytën nga Erzeni, e së bashku me ta janë katër familje të tjera dhe bagëtitë, që mundën të shpëtonin. Kryefamiljari Besnik Dervishi shprehet i tronditur, pasi banesa e tyre është dëmtuar tërësisht. Ata thonë që ajo që ju ndodhi po i detyron të flenë jashtë, në varreza së bashku me të vdekurit duke harruar frikën.
“Unë i shkreti s’kam të ardhura të tjera, çfarë të bëj unë. me dy lopë jetoj unë, pa punë, veti i pestë, ku të mbytem”, thotë mes lotësh kryefamiljari.
Banesa e tyre është drejt shembjes. Nga reshjet e shiut tavani ka rënë, balta ka mbuluar ambientet e brendshme të shtëpisë, ndërsa familja të ardhura të vetme ka vetëm qumështin e dy lopëve që kanë mbetur pa ushqim. Së bashku me këtë familje janë edhe të tjerët që me plastmasë kalojnë natën në varreza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY