Deputeti Eduart Ndocaj, i njohur si “Kaubojsi”, nga spitali i Milanos, nuk e fsheh kënaqësinë, që babai i tij, i shtruar prej disa ditësh ka pasur përmirësime të shëndetit, ose siç shkruan vetë deputeti në “Facebook”, “ja doli edhe këtë radhë”.
Krahas kënaqësisë, ai ka edhe një falënderim për mjekët e këtij spitali.
“Vuajtjet e komunizmit reflektojnë në shëndet dhe pleqëri. Po ja doli edhe këtë radhë deshi zoti. Falënderoj stafin e spitalit për përkushtimin dhe humanitetin që kanë për pacientet”, shkruan Ndocaj.
Ndërkohë, në një tjetër postim po nga i njëjti spital, këtë herë nga një ambient tjetër, “Kaubojsi” ka një këshillë për ministrin shqiptar të shëndetësisë…, por edhe një shuplakë për mjekët dhe infermierët e spitalit të Lezhës…
“Shkova të vizitoja babën që po kurohet në spital në Milano.
Ky është i vetmi bar që ka spitali në kat të parë dhe siç shihet edhe nga fotoja nuk ka asnjë pije alkoolike apo energjike, përveçse kafe e pije freskuese.
Ndërsa në baret që janë brenda në territorin e spitalit të Lezhës konsumohet alkool nga doktorët dhe infermierët sikur të ishin në PUB.
Ministri duhet të marri masa urgjente të parandaloje alkoolin për bluzat e bardha që e fillojnë mëngjesin me dopio raki.
Duhet të ketë normativa të reja për lokalet apo baret që ndodhen nëpër spitalet tona”, adreson Ndocaj mesazhin e tij nga spitali i Milanos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/