FOTO GALERI/ Vlorë, deti përpin “Lungo Maren” dhe 1.7 milionë euro, kryeministri...

FOTO GALERI/ Vlorë, deti përpin “Lungo Maren” dhe 1.7 milionë euro, kryeministri dhe kryebashkiaku bëjnë sehirxhiun

85
0
Shares

Image GalleryMoti i keq i ditëve të fundit, ka shkaktuar dëme dhe në kantierin e ndërtimit të “Lungo Mares, përgjatë bregdetit Skelë-Ujë i Ftohtë, Vlorë.
Deti ka mbuluar një hapësirë të madhe të sipërfaqes, ku po punohet për ndërtimin e shëtitores më të madhe bregdetare, në Jugun e Shqipërisë. Një pjesë e madhe e rërës së përdorur për mbushjen e zonës detare, në këtë vend, ka përfunduar në det, bashkë edhe me rreth 1.7 milionë eurot e investuara për sigurimin e kësaj rërë, ndërkohë që atje do të jenë të nevojshme përsëri kamionë të tëra me dhe për pasojë edhe miliona euro të tjera.
Përballë një situate të tillë nuk është kursyer zemërimi dhe ironia në rrjetet sociale.
“Dikur ishte plazhi te ‘Marina’ pastaj ‘Llungo Mare’ me projektet në letër të Kryeministrit, pastaj ‘llumo mare’ me shtufin që u mbush gjithë hapësira e plazhit, e sot që shirat dhe deti bënë të tyren duke fshirë gjithë llumin duke e marre atë brenda detit, dhe duke e kthyer sërish edhe më keq seç ishte para se të fillonte ‘llumo mare’ e kryeministrit, pra sot e meriton emrin ‘moçal mare’, dhuratë prej qeverise me aprovimin në heshtje të bashkisë. Shtufi që u fshi nga bregu ku ishte hedhur, kishte kushtuar, ( fjalët thonë diku te 1,7 milionë euro). Këto para nuk janë të xhepit të kryeministrit e as të kryebashkiakut që kanë zgjedhur të bëjnë sehirxhiun kur zhduken me një përmbytje kaq shumë para nga lekët tona! Pikërisht këto para janë nga xhepat tanë, dhe të brezave që do paguajnë taksa në këtë qytet”, ironizon portali “Për Vlorën”, duke adresuar edhe një ftesë.
“Do ftonim kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë të bënin pushimet sivjet te plazhi i ‘moçal mares’ që vete e krijuan!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY