Policia greke është vënë në ndjekje ndaj shqiptarit që vrau gruan greke para pak ditësh, me thikë dhe u zhduk më pas nga banesa bashkë me djalin e tyre të mitur, detaje të tjera bëhen me dije nga mediat greke. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, djali i tyre i vogël ka qenë i sëmurë. “Smile of the Child”, organizatë, ka dhënë alarmin për zhdukjen e djalit dhe ka publikuar fotot e të dyve, për kapjen sa më të shpejtë, pasi ditën e vrasjes djali i vogël kishte qenë me temperaturë të lartë. Sipas autoritetetve 34 vjeçari nuk ka pasur kohë për t’u larguar nga vendi.
Duke folur për protothema.gr kryetari i Shoqatës “Smile of the Child” Konstantinos Giannopoulos ka shprehur shqetësimin për faktin se shqiptari 34-vjeçar mund të dëmtojë edhe djalin në gjendjen në të cilënt tani ai është. “Nuk ka shumë informacione dhe është shqetësuese sepse mund të dëmtojë edhe fëmijën dhe veten e tij për shkak se mendja e njeriut në momente të tilla nuk arrin të llogjikojë”,- tha Giannopoulos. Policia greke ka ngritur alarmin dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që nëse shohin ndonjë shenjë nga vrasësi shqiptar dhe djali i tij i vogël të njoftojnë menjëherë. Autoritetet thonë se 34-vjeçari është person i rrezikshëm dhe ndoshta edhe i armatosur. Ai ka një dosje penale në lidhje me akuzat për posedimin e armëve dhe drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/