Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bashkim Alibali: Si më “vodhën” trofenë Nertila Koka dhe Gëzim Çela në festivalin e 23

10/01/2016
Bashkim Alibali: Si më “vodhën” trofenë Nertila Koka dhe Gëzim Çela në festivalin e 23
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ai është një nga zërat e rrallë që arrin t’i përshtatet njësoj mjeshtërisht si muzikës së lehtë, ashtu edhe asaj popullore. Dhe të mendosh se kënga ka qenë thjesht një pasion i tij, që e ushtronte pas 8-orëshit në laboratorin e uzinës së telave, ku bënte provat e certifikatës së cilësisë.
Ky është Bashkim Alibali, këngëtari nga Shkodra, që në çdo kohë të nxjerr në pah mirënjohjen për zanafillën e rrugëtimit të tij në muzikë. “Zërin tim e zbuloi Nard Bushati, i cili ishte drejtor i klubit të rinisë ‘Heronjtë e Vigut’. Ai ishte shumë impulsiv dhe talentet që zbulonte, i detyronte të hipnin në skenë.


nertila koka-gezim celaP.sh., a mund të na jepni një rast konkret të këtyre lloj miqësive?

Po marr shembullin tim konkret. Në Festivalin e 23- të, unë isha këngëtar i parë i këngës “Çel si gonxhe dashuria”, ndërsa Nertila Koka dhe Gëzim Çela ishin dublantë. Kur kënga u shpall si fituese e çmimit të parë të këtij festivali, organizatorët thirrën për ta prezantuar këngën Nertilën dhe Gëzimin, kurse mua as më llogaritën, sepse unë nuk kisha miqtë që kishin ata dhe sepse unë vija nga Festivali i 11-të, i rehabilituar.

A nuk u ankuat ju apo bashkëpunëtorët e këngës, lidhur me këtë ndryshim?
Orkestracioni ishte i Selim Ishmakut, teksti i Arben Dukës. Vladimir Kotani, kompozitori i këngës, u bë shumë me nerva pse nuk dola ta këndoj unë.

Po ju, çfarë bëtë?
Asgjë, dola në dhomat e zhveshjes dhe aty në heshtje po dëgjoja këngën, teksa e këndonte Nertila me Gëzimin. Ishte njësoj si të të bjerë lotaria dhe pastaj të të thonë: që nuk po ta japim ty, edhe pse e ke fituar, por dikujt tjetër.

As me Nertila Kokën apo Gëzim Çelën nuk folët, se si ndodhi ashtu?
Unë kam folur me ta dhe kemi vijuar normalisht marrëdhëniet si kolegë, por asnjëherë nuk e kemi diskutuar më çmimin e parë të këngës që iu dha atyre, edhe pse unë isha këngëtar i parë.

Po pse nuk e keni diskutuar, pse nuk u thatë asgjë?
Sepse prisja që të më thoshin ata diçka. Asnjëherë, as Nertila Koka dhe as Gëzim Çela, nuk më kërkuan ndjesë dhe të paktën moralisht të justifikonin zhvendosjen e çmimit. E kam pritur në fakt një ndjesë të tillë gjithnjë, por nuk ndodhi. Tashmë, kam vendosur që këtë këngë “Çel si gonxhe dashuria” ta incizoj dhe t’i bëj një orkestracion të ri.

Po ndalem në një detaj të kësaj kënge. Ju ishit një zë, pra e këndonit vetëm, ndërsa Nertila Koka dhe Gëzim Çela ishin në duet. Pse kjo ndarje kështu?
Sepse në fakt, kënga ishte një dhe e plotë. Isha unë që i këndoja femrës, ndërsa ata e ndanë si dialog.

(“Panorama”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.