“Tahiri, njeriu i mafies në qeveri”

“Tahiri, njeriu i mafies në qeveri”

47
0
Shares

Garancitë për jetën, garancitë për sigurinë, për rendin, kanë rënë në Shqipëri në mënyrë dramatike si asnjëherë tjetër, deklaroi sot anëtari i Këshillit Kombëtar, Ervin Salianji.

“Pak minuta më parë, në mes të ditës, në mes të Tiranës, një 39 vjeçar u mor peng në prani të fëmijës së tij të mitur.

Dje u ekzekutua në mënyrë mafioze një 44 vjeçar në Fier.

Një person i pajetë u gjet sot në Klos.

Kjo është kronika e 24 orëve të fundit.

Ndërkohë që bilanci i këtyre 9 ditëve është tronditës, 21 viktima në vrasje dhe në aksidente.

Ky është sundimi i krimit, i bandave, i trafikantëve.

Këto janë ditët më të mira për mafian, sepse mafia ka njeriun e vet në qeveri, mafia ka Saimir Tahirin në krye të Ministrisë së Brendshme.

Larje hesapesh, ekzekutime mafioze tipike të karteleve të drogës, rrëmbime personash në mes të qytetit.

Këto krime tronditëse janë kthyer në zhvillime të përditshme.

Dhe çdo ditë mund të ndodhin shpërthime të tilla kriminale, sa kohë që nxitësi kryesor i krimit, i trafikut të drogës, i paligjshmërisë, i paprekshmërisë së bandave kryesore, është Saimir Tahiri.

Me Saimir Tahirin është legalizuar trafiku i drogës në vend, është legalizuar aktiviteti kriminal i bandave të lidhura me të”, thuhet nder te tjera ne deklaratën e Salianjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY