Ritmi i reformës në drejtësi, qeveria pret negociatat me BE në mars

Ritmi i reformës në drejtësi, qeveria pret negociatat me BE në mars

65
0
Shares

Ekspertët e mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi kanë 4 orë e gjysmë që po diskutojnë në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Nga të dhënat e fundit është rënë dakord për metodologjinë sesi do të arrihet drafti i përbashkët dhe metodologjia është fokusimi tek gjetja e tematikave që i ndajnë palët, që kanë të bëjnë me formimin e institucioneve të reja që i përkasin drejtësisë e që zgjidhen nga mazhoranca.

Palët nuk bien dakord për disa shtylla të drejtësisë. Kapitulli më i debatuar është ai i prokurorisë.

Por ka edhe plot cështje të tjera të debatueshme pasi në lojë janë 58 nene të Kushtetutës që do të ndryshohen.

E diela do të jetë një ditë e gjatë për ekspertët, pasi palët besojnë se çështja duhet të mbyllet sa më shpejt, mundësisht deri më 12 janar, shkruan tch.

Ndërkaq nëse nuk do të ketë marrëveshje, komisionit do t’i çohet një draft me më shumë se një propozim. Komisioni do të vendosë pastaj se kë draft do t’i çojë Komisionit të Venecias. Pikërisht këtu mund të lindë një ngërc i ri që mund të sjellë procesin në fillim. Nëse do të shkohet me dy variante është e mundur që varianti i qeverisë të depertojë dhe të bllokohet varianti i opozitës.

Më 12 janar pritet të vijnë ekspertë të Venecias për të parë draftin.

Burime zyrtare nga Tirana por edhe Berlini bëjnë të ditur se reforma ka lidhje me marrjen e një pohimi nga Komisioni Europian që Shqipëria të marrë hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në, njofton tch.

Këshilli mblidhet më 18 mars dhe deri atëherë nga KE apo një vend anëtar, si Gjermania me të cilën Shqipëria po lobon, mund t’i thotë Këshillit se Shqipëria është gati pasi ka miratuar reformën në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY