Gazetari Rexhep Shahu është përgjigjur në ironinë që gazetari Andi Bushati shprehte për ata që kanë ardhur nga bjeshkët me valixhe druri dhe më pas janë kthyer ne servila të bllokut të cilit i përkiste vetë Andi Bushati si nip i Hysni Kapos (i biri i vajjzës).
Më poshtë është shënimi i tij “Une kam pase valixhe druri”, i plotë:
“Te gjithe ju morra, pleshta, muzhike, lloma qe jeni zvarrite me valixhe druri ne dore per t’u shkolluar, nga fshatrat tuaj te humbura drejt qyteteve ku ishin shkollat e vendit, te gjithe ju morra e lloma qe jeni rrite ne bjeshke, ne male, ne fusha por jo ne bllok, te gjithe ju te lartpermendurit qe jeni talle gjithe jeten si arriviste, te gjithe ju qe nuk jeni linde e rrite aty ku nuk dihej i kujt femije eshte saktesisht ky apo ai, i kujt nip apo mbese eshte ky apo ai, i kujt eshte ky dashnor apo ajo dashnore, dashnorja e kujt eshte kjo e ajo apo sa dashnore ka gruaja e filanit a fistekut, me cilin ushtar a oficer te gardes pallohet ajo e kjo, kush eshte babai i vertete, dashnori i pare, cilat pallonin byroistet, kujt ia pasonin kurvat dhe cfare sherresh benin kurvat e vjetra me te rejat per pushtet, pra te gjithe ju te sipercituarit rrini urte, mbylleni gojen se nuk meritoni asgje pervecse te jeni gjithe jeten nen pushtetin e bllokmenve te diktatures…
Une e mbaj mend veten te vogel, te imte, 14 vjec me nje valixhe te madhe druri ne dore duke ike prej fshatit tim ne perfiferi te Kukesit, mes Kukesit e Prizrenit, drejt Durresit ne shkolle te mesme.
Kerkoj ndjese, por nuk kam asnje kompleks, jam krenar, shume krenar per ate valixhe druri dhe per gjyshen time qe nuk ia la kurre amanet femijet e saj askujt ne jete.
Besoj se shumica e njerzve qe e bene dhe e bejne Shqiperine kane ece me valixhe druri ne dore dhe nuk u vjen turp.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/