POLICIA/ Si u gjet pengu në gjendje të dehur, flet Ylber Kera

POLICIA/ Si u gjet pengu në gjendje të dehur, flet Ylber Kera

65
0
Shares

Duket se pengmarrja e sotme në Tiranë futen tek rastet “e lumtura”. Pengu nuk është rrahur, nuk është dhunuar, aq më pak vrarë, por është dehur.

Sot në mëngjes rreth orës 10: 30, shtetasi Ylber Kera, 39 vjeç, banues në Tiranë, ka qe duke u kthyer në banesën e tij së bashku me djalin e tij 7 vjeçar dhe në këtë moment në rrugë ka qenë kushuriri i tij shtetasi, Xhevahit Kera i cili i ka kërkuar një sasi lekësh borxh (prej 150 mijë lekë të vjetra)

Në këtë moment shtetasi Ylber Kera i ka thënë që nuk disponon lekë me vete dhe kushuriri i ka thënë të hipë në automjetin e tij tip Benz duke i kërkuar me patjetër atë sasi lekësh.

Pasi e ka mbajtur në mjet për pak kohë dhe i bind që ky shtetas nuk dispononte lekë me vete e ke zbritur në rrugën “Siri Kodra” ku dhe u konstatua nga ana e policisë. Në momentin e konstatimit nga policia, shtetasi Ylber Kera, ishte ulu në një lokal në gjendje të dehur.

Sipas deklarimeve të këtij shtetasi dyshohet se nga ana e kushuririt te tij ky është një veprim i përsëritur pasi kërkon shpesh lekë borxh dhe disa herë i ka marre edhe sende të tij personale si celular.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY