Opozita në Kosovë ka nisur protestën e paralajmëruar, kundër dy marrëveshjeve të Asosaconit dhe Demarkacionit.
Drejtuesit e AAK, Vetvendosjes dhe Nismas nisën protestën nga ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare.
Një ditë më parë kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të protestohet për anullimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe llogaridhënien ndaj atyre që kanë shkelur Kushtetutën e tij me pasojë dorëheqjen nga postet kyçe që mbajnë. Nga ana tjetër qeveria u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë pa përdorur dhunë por në mënyrë demokratike.
Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj duket se kanë bindur më së shumti qytetarë për të protestuar krahasuar me protestat e mëparshme të tri partive opozitare, shkruan gazeta express. Vetëvendosje, AAK dhe NISMA kanë mbajtur takime në të gjitha qytetet e Kosovës derisa zyrtarët e Qeverisë vazhdimisht kanë thënë se opozita s’e ka përkrahjen e qytetarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/