Nga
Alba Haruni
Ne kete pervjetor te krijimit te Shoqates Patriotike
Cameria, nuk dua tju sjell ne mendje ate cfare mendja dhe shpirti jone vuan prej gati nje shekulli. Nuk dua te gervisht sadopak plagen qe kullon gjak. Nuk dua qe ne syte tuaj te rrjedhe loti qe nuk shteron kurre.
Sot dua qe me ju te shpalosim sebashku ate cfare i karakterizon camet dhe krahinen e bukur te Camerise.Sot dua te ndjehemi krenare qe i perkasim asaj pjese te kombit shqiptar qe ka ditur te ruaje gjuhen dhe zakonet edhe ne kushtet me te veshtira politike-shoqerore, qe ka nxjerre nga gjiri i saj qindra burra te pushkes dhe te penes.
Çamëria e sotme është
Thesprotia e lashtë ilire. Ajo përbën grupin e katërt të krahinave etnografike që formojnë Toskërinë. Në Enciklopedinë e Madhe Helenike, vëll.XXIII, faqe 405, thuhet: “Çamëria përfshin krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës dhe Margaritit, si dhe disa fshatra të krahinës së Delvinës, që përfundojnë në bregdet, që prej grykave të Akeronit deri në
Butrint”. Studiuesi grek, Jani Sharra, thotë: “Çamët me origjinë shqiptare, banorë të Çamërisë (Thesprotisë) nga shek. 17-18 përkrahën besimin mysliman”. Ndërsa V.Krapsiti, në librin “I muslimani Camidhes tis Thesprotias, Athinë 1986, thotë: “Pranojmë se në tërësinë e tyre myslimanët çamë të Thesprotisë rrjedhin nga të krishterët vendas”.Sot historianet greke te fund shekullit te XIX e deri me sot , perpiqen te tjetersojne historine dhe faktet e saj por, historia ne vetvete eshte shkence”kekeforte”dhe e pa manipulueshme. Te verteta te hidhura per greket por qe deshmojne pa medyshje prejardhien e cameve dhe shqiptareve ne teresi , vijne qe nga lashtesia greke , nga filozofet dhe studiuesit e asaj kohe.Ne nje nga shkrimet e
Herodotit thuhet: “Thesprotët janë fisi në kufi me ambrakasit dhe leukadasit, fiset më skajore greke, që dërgonin burra në luftën e Selaminës”. Pra, siç shihet, faktet që sjell Herodoti tregojnë se Molosët nuk ishin grekë. Kjo nuk është aspak e rastit, po të kihet parasysh se molosët banonin “këndej
Thesprotisë”.E keshtu mund te sjellim fakte pa fund per te qenurit tone autoktone ne ato troje qe u zaptuan ne menyren me barbare ne fillimin e shekullit te XX, te inicjuar nga teorite famekeqe te “ Megalidese”.
Nuk dua te ri pa permendur dhe rendesine e gruas ne kete krahine shqiptare. Eshte merita e saj qe gjuha , tradita e zokonet e Camerise ,u trasheguan brez pas brezi edhe pse ne keto troje nuk u lejua kurre shkollimi apo perdorimi publik i gjuhes shqipe.Per hir te se vertetes kjo menyre e ruajties te paprekur te gjuhes kerkon nje studim te hollesishem se padyshim do arrinim ne perfundimin se dashuria per token e per nenen eshte aq e forte sa mund te mposhte cdo terror e frike.
Studiuesja e shquar
Elena Gjika, nga
Parga, në veprimtarinë e gjerë të saj studimore, nuk len pa përmendur bukurinë e simotrave të saj shqiptare të Shqipërisë së Poshtme, duke u ndalur tek bukuria fizike e përkryer e tyre. Mes të tjerave, ajo shkruan: “Gratë e kësaj pjese të Shqipërisë, mund të kishin shërbyer si modele të Fidias dhe Praksitelit…” Për
Dora D’Istrian, “janë gratë më të bukura të gadishullit lindor… Mahnitesh me luginat e këndshme të Çamërisë, me bukuritë e virgjëneshave të saj me sy të zinj, flokët e mrekullueshme të të cilave, me ngjyrë të rreshkët në gështenjë, u rrëzohen gjer te thembra…”
Krahas bukurisë, si dhuratë e natyrës, trimëria e gruas çame ka qenë dhe ka zënë vend në kufijtë e legjendës. Rrëfimet e transmetuara brezave, gojëdhënat, këngët; por dhe dokumentet arkivore të kohës, e evidentojnë dendur këtë fakt.Por të gjitha që cituam më sipër, sipas dokumenteve arkivore e studiuesve (këtu të gjithë bashkohen në një pikë) nuk do të kishin vlerë, apo më saktë nuk do të ishin të plota pa përmendur suliotet çame. Shumë studiues, që i kanë pasur në qendër të studimit të tyre Çamërinë dhe çamët, e pasqyrojnë gruan çame të Sulit si luftëtare dhe bashkëshorte të aftë të burrit, si bartëse të ideve më të mira të kombit e pajisur me ndjenja të larta si një nënë e denjë për të rritur dhe edukuar fëmijët, si luftëtare e trimëreshë, si shtëpiake e përkryer dhe në punët jashtë shtëpisë, si dhe në mbrojtjen e trojeve, të fisit dhe të afërmve të saj.
Keto tipare te gruas came,keto fakte historike padyshim qe na bejne te ndihemi krenare qe ne dejet tona rrjedh gjaku i atyre trimereshave qe kane ditur te jene krah burrave ne te mire e ne te keq , ne lufte e ne gezime.
Camet , jane ata burra e gra qe kane nje lidhje te vecante me vendin e tyre . Kete gje e kane verejtur e shprehur dhe shume historiane e studiues te ndryshem qe i kane shkelur keto troje ne periudha te ndryshme. Lidhur me këtë,
Pukëvili thotë: “Çamët, vendin e tyre e duan me entuziazëm. Kur flasin për të, e vënë mbi vendet e tjera. Vështrimi i tyre vete kurdoherë mbi malet e
Epirit. Ndërsa Bartholdy, që ka qëndruar pranë çamëve në ditë të vështira, tregon se “…çamët nuk ishin nënshtruar kurrë nga Turqia e në çdo kohë në Paramithi e rrethinat e saj mund të dilnin 2000 luftëtarë”. Ka shumë shembuj e vlerësime që shprehin lidhjet e shqiptarëve çamë me fatet e vendit të tyre, pa marrë parasysh vështirësitë dhe rreziqet, vendet ku ndodhen dhe funksionet që kryejnë. Le të kujtojmë se shqiptarët e Çamërisë, të emigruar pas pushtimit të vendit të tyre nga qeveria greke (1912-1913), nisen të zhvillojnë një veprimtari të dendur patriotike e politike, për të sensibilizuar diplomacinë e Fuqive të Mëdha për çështjen e Çamërisë.
Është me interes të nënvizoj faktin se të huajt që kanë udhëtuar në viset e Çamërisë në fillim shekullin e 19-të e më pas, në veprat e tyre, krahas të dhënave për gjeografinë, historinë, të folmen kanë përshkruar edhe kostumet popullore, mënyrën e të kënduarit, vallet apo elementë të kulturës shpirtërore Çame.
Disa nga vecorite dhe tiparet kryesore te kultures came jane:
1-Kultura çame është pjesë e kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo mbart dhe trashëgon tiparet dhe vlerat e kulturës shqiptare në tërësi.
2-Ajo shpreh vlerat e nje popullsie me histori të lashtëte formuar ne epoka te ndryshme qe nga elementet parailire. Nuk është e rastit qe një nga përfundimet e studjuesve gjermanë në librin “Këngët e çamëve” se “ky gjurmim muzikologjik dhe tekstologjik dhe botimi i materialit të mbledhur na tregon qarte se te këngët çame kemi të bëjmë me një shtresë arkaike të muzikës shqiptare”.
3-Çamëria dhe kultura e saj, duke qenë në kufi me Greqinë dhe popujt e tjere te Ballkanit ka dhënë dhe ka marrë prej tyre pasi,kulturat nuk kanë njohur e as njohin kufij apo barriera artificiale. Nuk është e rastit që një nga vallet levende çame, është pjesë e pandarë e të gjitha koncerteve të ansambleve greke apo kostumi burrëror i Çamërisë, është bërë veshja e Gardës Kombëtare të Republikës së Greqisë.
4-Kultura came eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me ngjarjet e fatet neper te cilat e hodhi historia kete treve. Vlerat dhe veçoritë e saj, padyshim jane te ndikuara dhe nga mjedisi ku ajo është krijuar e zhvilluar. Universi i kulturës çame bota shpirtërore e çamëve, kultura shpirtërore e materiale çame, doket dhe zakonet, mënyra e jetesës etj.etj është i pashkëputur nga bukuritë dhe larmitë e natyrës së Çamërisë.
Dua ta mbyll me ate cfare ka shprehur Elena Gjika, nga qyteti magjik i Pargës tonë e një nga gratë më të kulturuara shqiptare e europiane të shekullit të 19-të.
“Çamëria e vendosur me fytyrë nga ishujt jonianë, është nga krahinat më të këndshme në lindje. Unë nuk besoj se i bëj lëshime entuziazmit patriotik, kur ju mburr bukuritë e këtij vendi të mrekullueshëm. Në luginën e
Akerusisë dhe nën lisnajat e
Dodonës, mbretëron një pranverë e përjetshme. Në gjirin e pyjeve shekullorë avullojnë mijëra parfume, qarkullon gjatë verës një fllad i freskët që zbret nga majat me borë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/