Ish-Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në facebook ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës se ka pushuar nga puna 550 punonjës në ndërmarjen e Ujsjells Kanalizimeve Tiranë.
REAGIMI I PLOTE I ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA.
Ne nje jave pushohen nga puna, nga Bashkia e Tiranes 550 punonjes. Vetem me dt 31 dhjetor debohen nga puna, ne menyre antiligjore, 350 punonjes te UKT!!
Te dashur miq, dje arriti ne 550 numri i punonjesve te UKT te perzene ditet e fundit ne menyre antiligjore nga puna. Vetem me dt 31 dhjetor, moren urdherin e debimit nga puna 350 punonjes te UKT. Kjo ishte kartolina e zeze qe ata dhe familjet e tyre moren nga Erion Veliaj.
Motivacioni nuk eshte dhene me asnje shkrese bashkelidhur qe te vertetoje motivin e lirimit, dhe pjesa derrmuese e punonjesve kane qene me kontrate te perhershme, keshtu qe praktika e ndjekur eshte teresisht e jashtligjshme.
Gjithashtu, para dy muajve, ne shkelje flagrante te ligjit te sherbimit civil Erion Veliaj largoi nga stafi i bashkise 120 punonjes te gjithe me status te nepunesit civil. Ai ndermorri kete veprim nderkohe qe rriti me qindra vete numerin e punonjesve te Bashkise se Tiranes.
Rekrutimet e reja po behen kundrejt ryshfetit prej 6 mije euro per person! sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/