Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Egzekutimi i Gaz Collakut, rindërtohet skema e vrasjes makabër

09/01/2016
Egzekutimi i Gaz Collakut, rindërtohet skema e vrasjes makabër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Egzekutimi i Gazmend Çollakut ditën e enjte është rindërtuar nga hetuesit duke sjellë një pamje të aktit të vrasjes dhe ndërkohë edhe detaje rreth ekzekutimit që duket se ka qenë makabër.

Në këtë rindërtim grafik duket trupi i Gazmend Çollakut i shtrirë përmbys anës rrugës.

Duart e lidhura me dy fasheta ngjyrë të zezë i ka patur të shtrira në drejtim ballor.

Në duar janë konstatuar hematoma të shkaktuara nga gërvishtjet dhe goditjet që sipas ekspertëve, viktima para vrasjes mund të jetë tërhequr zvarrë.

Në fytyrë dallohen katër shenja të plumbave që ka marrë, dy ngjitur me veshin e djathë dhe dy në kokë.

Sipas policisë Çollaku është qëlluar me puthitje, pra nga shumë afër me armë zjarri pistoletë 9mm .

Në kokë në krahun e djathtë sipër veshit dhe në krahun e majtë konstatohen tre hematoma, të cilat mund të jenë shkaktuar nga goditjet me sende të forta ose qytë e pistoletës.

Gjithashtu edhe në fytyrë janë konstatuara hematoma të tjera përreth syve dhe gërvishtje.

Viktima ka qenë i veshur me xhup ngjyrë të zezë pantallona blu xhins dhe atlete të zeza me nuancë gri. Nga vendi i rrëmbimit deri në vendin ku u gjet trupi i pajetë janë 45 kilometra. Nga të gjitha detajet, ekspertët po përpiqen të hedhin dritë mbi elementë që mund të çojnë në zbulimin e autorëve.

Por në fakt vrasja ka qënë edhe më e tmerrshme se sa skema e rindërtuar.

Koka e Gazmend Çollakut ishte e shtypur. Viktima është goditur me sende të forta si shkopinj bejsbolli. Këto goditje ai i ka marrë në pjesë të ndryshme të trupit, ku kishte pësuar shtypjen e kokës, thyerjen e një krahu dhe plagë të shumta në trup.

Collaku fillimisht është rrahur barbarisht dhe më pas e kanë qëlluar me 4 plumba pistolete duke i shkaktuar vdekjen.

Hetimi rreth kësja vrasjeje po vijon me intensitet për shkak se dyshohet se rreth saj janë një sërë krimesh që kanë ndodhur në Durrës.

Janë vënë në përgjim dhjetëra numra telefonikë, ku mendohet se përdoruesit e tyre mund të kenë dijeni për vrasjen ose të kenë gisht në vrasjen e shtetasit Gazmend Çollaku. Besohet se krimi ka lidhje me çështjen e trafikut të lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit.

Kjo pistë ka bërë lidhjen kryesore mes vrasjes së Gazmend Çollakut dhe ekzekutimit të dyfishtë të Kodrës dhe Çaushajt. Hetimet kanë zbuluar se Çollaku dhe Kodra, të dy banorë të qytetit të Durrësit dhe afërsisht të një moshë, kanë qenë shokë mes tyre dhe ishin të implikuar në rrjetin e narkotikëve.

Deri tani policia ka shoqëruar rreth 70 persona në Durrës e Tiranë e Fushë-Krujë, por asnjëri prej tyre nuk është ndaluar, pasi për momentin policia nuk disponon prova për të ngritur akuza ndaj tyre.

Gjatë natës së të enjtes, Forcat e FNSH kanë kryer kontrolle në banesën e Emiljano Shullazit dhe kanë shoqëruar këtë të fundit në ambjentet e policisë.

Mes të shoqëruarve nga ana e policisë së Durrësit është dhe Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës. Edhe ky i fundit pas marrjes në pyetje është lënë sërisht i lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Ndreca: Veliaj në super formë, po lexon rreth 200 faqe në ditë

01/04/2026
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

01/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj mungon në seancën e themelit, shtyhet për të premten

01/04/2026
Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Ndreca: Veliaj në super formë, po lexon rreth 200 faqe në ditë

01/04/2026
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

01/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj mungon në seancën e themelit, shtyhet për të premten

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.