Duma: Rama të përgjigjet. Projekti i “Skavicës” aferë korruptive

Duma: Rama të përgjigjet. Projekti i “Skavicës” aferë korruptive

68
0
Shares

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD, Grida Duma akuzon qeverinë se ka mbajtur të fshehur për dhënien e vendimit për Skavicën, vendim që u bë i ditur nga kompania fituese turke. Grida Duma tha se projekti më i madh energjetik në vend, ai i ‘Skavicës’ është një tjetër aferë korruptive e Qeverisë dhe për këtë akuzoi Kryeministrin Rama.

“Partia Demokratike e denoncoi këtë aferë të Edi Ramës, ditën kur ai shkoi në Turqi dhe bëri bisedimet private, sekrete. Atëkohë, qeveria e mohoi, por më vonë, Arben Ahmetaj e pranoi në ekran aferën e Ramës, me krenari madje si bum investimi”, denoncoi Duma. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD adresoi edhe disa pyetje për Qeverinë në lidhje me koncesionin e Qeverisë për projektin e Skavicës.

– Kur qeveria e mori vendimin me 23 dhjetor, tia japë skavicën firmës turke, pa garë, pa transparencë, përse e mbajti të fshehur dhe e shpalli me 7 janar?

– Kush janë zyrtarët e tjerë të qeverisë, që kanë vijuar negociatat sekrete të Edi Ramës me kompaninë turke?

– Përse vendimin e shpall kompania turke, përpara se sa ta bëjë publike qeveria shqiptare?

– Dhe, a është firma e përzgjedhur nga Edi Rama, në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të saj të dyshimta, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke dhe ndërkombëtare?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY