Banka Qëndrore forcon masat për Departamentin e Emisionit

Banka Qëndrore forcon masat për Departamentin e Emisionit

81
0
Shares

Banka Qëndrore e Shqipërisë ka miratuar më në fund një rregullore për “Mbi organizimin dhe funksionimin e Departamentit të Emisionit”, departamenti në të cilin ndodhi edhe skandali i më i madh i parave në Bankë, vjedhja e rreth 5 milionë eurove.

Në përputhje me strukturën e re organizative të Bankës së Shqipërisë të miratuar në fund të vitit 2015, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-se startoi në fillim të këtij viti proçesin e forcimit të kuadrit normativ për administrimin e aktivitetit dhe minimizimin e rreziqeve operacionale që burojnë nga veprimtaritë e përditshme të çdo departamenti të Bankës.

Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet “Departamentit të Emisionit”, në bazë të nenit 161 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i jepet e drejta dhe përgjegjësia për nxjerrjen dhe qarkullimin e parasë shqiptare.

Departamenti i Emisionit përvecse emeton monedhë të re ai realizon grumbullimin e tepricave të cash-it dhe tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave të dëmtuara, me qëllim zëvendësimin e tyre, me të reja.

Ky ishte momenti që u shfrytëzua për megavjedhjen që coi në hetim 11 punonjës të Bankës dhe shkarkimin e më pas arrestimin e Guvernatorit të saj, Ardian Fullani

Në rregullore është përcaktuar ndërkaq edhe objektivi strategjik i Departamentit të Emisionit për periudhën afatmesme. Pritet të nisë së shpejti procesi i heqjes nga qarkullimi e kartëmonedhave të emetuara para vitit 1996 dhe lënia në qarkullim vetëm e kartëmonedhave të emisionit të ri të vitit 1996, si dhe rishtypjet e atyre të mëvonshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY