ZYRTARE, SHTYHET KONGRESI/Rama vendos në favor të Kokëdhimës dhe kundër Rucit

ZYRTARE, SHTYHET KONGRESI/Rama vendos në favor të Kokëdhimës dhe kundër Rucit

70
0
Shares

Përkundër qëndrimit të sekretarit të Përgjithshëm, Gramoz Ruci, deputetëve Brace, Fino etj, Kongresi i PS nuk do të mbahet në janar, bile as në shkurt por në mars. Ajo cfarë kishte parashikuar dy muaj më parë deputeti Koco kokëdhima tashmë është formalizuar sot nga mbledhja e koordinatorëve të PS-së me kryetarin Rama.

Gjatë takimit është konstatuar se procesi zgjedhor në bazë ka vonesa. Por edhe ka vendosur disa afate të reja. Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të organizatave do të përmbyllet brenda muajit janar. Por ende nuk ështe e qartë nëse kryetartë lokalë do të zgjidhen brenda muajit.

Në ato bashki ku procesi i zgjedhjeve në organizata ka mbaruar, nuk mund të zhvillohen ende zgjedhjet për kryetar pasi procesi do të zhvillohet në një ditë të vetme për të gjitha bashkitë e vendit.

Krahas zgjedhjeve do të punohet edhe me përcaktimin e delegatëve në kongres.

Kriteret janë përcaktuar në asamble në korrik të vitit të shkuar, sipas parimit 1 delegat= 100 anëtarë partie dhe do të respektohet kuota gjinore 50% gra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY