Carlo Bolino sapo ka marrë nënshtetësinë shqiptare dhe për të qënë konform shtetësisë së re ka vendosur të inagurojë pasaportën me një padi për Berishën.
Ai nuk e ka bërë padinë. Por ashtu sic ia sugjeron pasaporta (
sic thote vete) në fillim kërcënon se do të bëjë padinë dhe pastaj e bën. Mirësevjen Carlo në botën e Besos së Taivanit, kësaj here dhe me pasaportë.
Teksti i paralajmërimit:
Ndërsa unë kam ndryshuar pak në këto 23 vite dhe kam vendosur që nga sot e tutje të denoncoj në gjykatë autorët e shpifjeve dhe zëdhënësat e tyre. Eshtë një detyrim ndaj ndershmërisë sime dhe të familjes sime. Do t’i kërkoj dëmet Sali Berishës dhe shkruesve të tij. Pak ditë më parë mora nënshtetësinë shqiptare dhe ky do të jetë akti i parë që do të bëj me pasaportën e re në dorë. Gjithmonë kam pasur besim te drejtësia, dhe sot dua të nis të besoj edhe si qytetar shqiptar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/