Një gazetare nga Kili ka humbur pjesën e sipërme të bikinit të saj gjatë transmetimit live kur prezantuesit në studio e sfiduan të futej në ujë.
Reporterja Bernadita Middleton hyri në ujërat e ftohta të Oqeanit Paqësor në qytetin bregdetar Renaca gjatë lidhjes direkt të emisionit “Good Morning Everyone”.
Video tregon se si Bernadita pasi heq fustanin e saj blu zhytet në ujë e veshur vetëm me bikini.
Në ato moment ajo vë re se pjesa e sipërme e bikinive të saj është liruar .
Megjithatë në fund ajo del e entuziazmuar nga oqeani duke festuar faktin se arriti t’i vendoste sërish në vend ato.
“Ata më thanë të futesha në ujë, kështu që nuk hezitova”, u shpreh reporterja.
Gazetarja nga Kili ka tërhequr dhe më parë vëmendjen e publikut kur i kërkoi Princ Harry-t të martohej me të gjatë turit të tij në vendin e saj në vitin 2014.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/