Presidenti Nishani, tre vërejtje për qeverinë dhe një këshillë për gazetarët

Presidenti Nishani, tre vërejtje për qeverinë dhe një këshillë për gazetarët

67
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave një pritje me përfaqësues të medias dhe gazetarë. Duke folur për vitin që lanë pas, Presidenti Nishani, tha se 2015 nuk ka qenë një vit i lehtë për gazetarinë.
Kreu i Shtetit u shpreh se “pa gazetarët, demokracia është e pamundur”.
“Pa ju demokracia nuk është e mangët apo e papërsosur, por është e pamundur. Përmes vështirësish, suksesesh e dështimesh, duke masivizuar informacionin, duke nxitur debatin në çdo fushë, media shqiptare është tashëm një agregat i rëndësishëm që funksionon, që ka produktin e vet, bilancin e saj, historinë e vet, me të cilën mund të krenohet.
Janë dashur mjetë që jo gjithmonë i keni pasur, është kërkuar mirëkuptim që jo gjithmonë e keni pasur. Cilësia është rritur, përgjegjësia është shtuar”, tha Presidenti Nishani.
Pjesë e fjalës së Presidentit, ishte tendenca e qeverisë për të kufizuar kompetencat e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë, apo edhe ato të Kryediplomatit nëpërmjet iniciativave ligjore, të cilat kufizojnë emërimet në ushtri e diplomaci.
“Reformat e kërkuara për hapjen e negociatave në be vazhdojnë të zvarriten, ndërkohë kur trupat tona paqeruajtëse japin kontribut në botë dhe në një kohë që zinxhiri komandues i këtyre forcave është i përcaktuar me kushtetutë, roli i Komandantit të Përgjithshëm të FA janë minimizuar në një masë të papranueshme. I papranueshëm është ligji për shërbimin e jashtë, ku presidentit kreu i diplomacisë i vë afat kohor për dekretimin e përfaqësuesve diplomatik. Apo edhe ligje të rëndësishme, arsimi i lartë, ligji i pronave, ku siguria juridike cenohen, liritë e disa shtresave nëpërkëmbën”, u shpreh Presidenti.
Nishani u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke u shprehur për këtë çështje nuk është marrë mendimi i Presidentit.
“Përtej sugjerimeve të drejta të Komisionit të Venezias, reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse transparente dhe afatgjatë të merret edhe mendimi i presidentit. Reforma në drejtësi nuk mund të jetë shprehje e vullnetit përmes retorikash. Unë vazhdoj të besoj se vullneti i shprehur i të gjithë aktorëve, posaçërisht atyre politik, është serioz por ky vullnet tashmë duhet të ketë një produkt, duhet të prodhojë një mekanizëm i cili duhet të nxjerrë jashtë sistemit prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe të paaftë dhe të shkallmojë nga themeli piramidën e zhvatëseve të pasurive publike, nëpunësit.
Përgjegjësia e procesit mbetet tek lidershipi politik i cili duhet të përcaktojë piketat ku duhet të kalojë ky proces. Ndaj i ftoj ata të ulen në një tryezë dhe ti lënë hapësirën ekspertëve ta jetësojnë vullnetin e tyre politik. Presidenti do të japë ndihmesën e tij mes palëve”, vijoi Presidenti.
Një tjetër çështje e përmendur nga Presidenti Nishani është emigracioni, dhe largimi i shqiptarëve jashtë vendit.
“Pse po ikin shqiptarët. Çfarë i detyron ata? Çfarë u ka vrarë shpresën për një të ardhme më të mirë? Janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga faktorët përgjegjës dhe marrjen e masave të menjëhershme. Shkak është situatë e vështirë, dhe niveli i sigurisë në vend”, tha Nishani.
Në fund të fjalës së tij, presidenti Nishani, adresoi edhe një këshillë për gazetarët.
“Përdorni sa më pak teknologjinë. Mos rendni shumë pas teknologjisë, ngjyrave dritave. Teknologjia është e mirë, por përqendrohuni nëse mundeni tek thelbi, kocka, qeliza; që janë më të gjalla, dhe më të vërteta se zbukurimet e teknologjisë. Do doja që kur një gazetar të më intervistojë të mos e bëjë këtë me pajisje elektronike, por me laps e letër”, përfundoi Nishani, duke uruar vitin e ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY