Një gjendje e rëndë ankthi dhe pasigurie ka kapluar të madh e të vogël në Shqipëri. Të vetmit që nuk i bëhet vonë dhe vazhdon pa teklif pushimet luksoze në Majemi është kryeministri, i cili sot duhet të ishte në krye të detyrës dhe në krah të qytetareve që po kalojne orë të vështira, deklaroi sot nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho
“Ky aheng e kjo festë e shfrenuar e tij në këto orë dramatike kur vendi është në emergjencë kombëtare, është tregues i pacipësisë dhe papërgjegjshmërisë të kryeministrit.
Kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë dëshmuar prej kohësh që i vetmi interes i tyre është të vjedhin dhe jo të qeverisin, është të bëjnë pazar me pasuritë publike të vendit e jo të investojnë për përmirësimin e jetës së qytetareve dhe të infrastrukturës që do ta bënte gjithnjë e më të vështirë përmbytjen masive në kohë reshjesh.
Në emër të opozitës, i bëj thirrje kryeministrit “de juro” Edi Rama, të ndërpresë urgjentisht pushimet luksoze në Majemi dhe të kthehet në Shqipëri për të ushtruar përgjegjësitë që ka aktualisht si kryeministër edhe për pak kohë, pasi shqiptarët nuk e meritojnë një njeri që rend pas qejfit dhe pasionit dhe lë një popull në mëshirë të fatit”, deklaroi Spaho.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/