Inspektimi, gjyqtarja qe te marton ne duart e KLD

Inspektimi, gjyqtarja qe te marton ne duart e KLD

124
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të inspektojë Gjykatën e Durrësit ndaj gjyqtares Flora Hasimja pas ankesës që qytetarja Luljeta Hoxha bëri publike lidhur me një martesë të bërë në fshehtësi të plotë ndaj saj..

Hetimi nga KLD do bëhet për “shkelje të normave të sjelljes dhe etikës së gjyqtarit në gjykim dhe mosrespektim formal të ligjit”. Skandali ka të bëjë mertesën e një 63-vjeçareje që u martua për së dyti nga gjykata e Durrësit për t’i grabitur pronën.

Ministria e Drejtësisë ka nisur hetim për rastin. Luljeta Hoxha, thotë se pa dijeni e kanë martuar me shitësin e pronës që ajo ka blerë 12 vite më parë.

“Më kanë bërë bashkëshorte të tjetërkujt, më kanë sjellë tronditje të madhe shëndetësore dhe në familje, jam bashkëshorte e Luan Hoxhës me të cilin jam martuar në vitin 1988. Kemi familje të rregullt. Gjykata për të prishur një vendim pronësie, më ka martuar me dikë tjetër. Më ka martuar me shtetasin Gëzim Xhureta nga Shkodra, me të cilin nuk kam lidhje fare”. tregoi ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY