Shqipëria përmbytet, Rama ngrohet në diellin e Majamit

Shqipëria përmbytet, Rama ngrohet në diellin e Majamit

64
0
Shares

“Ndërkohë që Shqipëria po përmbytet nga reshjet, Edi Rama po ngrohet në plazhet ultra-luksoze të Majamit”.
Denoncimin në emër të PD-së e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani.
Duke renditur disa përkeqësime, për Ristanin, Ramës as që nuk ia ndjen, por se zgjedh edhe të frekuentojë një ndeshje basketbolli në një nga kampionatet më të shtrenjtë.
“Pasi mbylli një vit dështimi, ku papunësia u rrit, kriza ekonomike u thellua, varfëria u shtua, rendi dhe siguria u përkeqësuan nga keqqeverisja e tij, Edi Ramës as nuk i bëhet vonë.
Ai vazhdon të rendë pas pasioneve të tij të cilat po i paguajnë qytetarët shqiptarë.
Pas ekspozitave të pikturës nga njëri kontinent në tjetrin, Edi Rama ka nisur të frekuentojë ndeshje basketbolli në kampionatin më të shtrenjtë të botës, të NBA në SHBA.
Mediat raportuan pak ditë më parë për pushimet e Edi Ramës në Majemi, ku ai u justifikua se kishte një gëzim familjar. Sot shqiptarët e morën vesh se gëzimi i kryeministrit ishte një ndeshje basketbolli në Majemi, në rreshtin e parë ku biletat kushtojnë miliona lekë.
12 persona kane humbur jetën në vetëm 4 ditët e para të këtij vitit ndërsa kryeministri vazhdon të shijojë pushimet e tij luksoze në Majami.
100 mijë shqiptarë enden nëpër kampet e azilkërkuesve nëpër Europë sepse ju është hequr çdo mundësi të mbajnë familjet e tyre, ndërsa  kryepërgjegjësi për këtë gjendje shijon ndeshjet e NBA.
Qindra familje shqiptare janë pa energji dhe nëpër burgje se nuk paguajnë dot çmimin e rritur të energjisë, ndërsa Edi Rama e ka mendjen vetëm tek qejfi dhe rehatia e tij.
25 mijë familje vetëm në 3 muaj janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike,  e vetmja mundësi për të mbajtur familjet më bukë por Edi Rama harxhon miliona lekë për të parë një ndeshje basketbolli”, shprehet Ristani.
Me një gjuhë të ashpër, bërë Sekretari i Përgjithshëm i PD e etiketon kryemsitrin si “të pacipë” “që jeton si sheik”
“Ky është Edi Rama, kryeministri më i pacipë që ka pasur ndonjëherë ky vend.
Ky është shteti i Edi Ramës, një popull në mjerim dhe një kryeministër që jeton si sheik”, përfundon deklarata e Arben Ristanit.

arben ristani 6 janar 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY