Presidenti Nishani dekreton amnistinë, falen 720 të burgosur

Presidenti Nishani dekreton amnistinë, falen 720 të burgosur

60
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani dekretoi  ligjin për dhënie amnistie, të miratua nga parlamenti në seancën plenare të 21 dhjetorit.
Nga amnistia do të përfitojnë 720 të burgosur, të cilët janë dënuar me dy vjet burg. Pjesë e faljes do të jenë edhe të dënuarit për vjedhje të energjisë elektrike.
Më së shumti nga falja përfitojnë personat nën moshën 18 vjeç, gratë mbi moshën 50 vjeç, si dhe burrat mbi moshën 60 vjeç.
Nga falja përfitojnë edhe personat që ditën e kryerjes së veprës penale kanë qenë më të vegjël se 18 –vjeç.
Amnistia e këtij viti sjell edhe një ulje të numrit të të burgosurve në burgjet e mbipopulluara.
Sipas të dhënave rreth 6000 persona vuajnë dënimin në institucione, ndërkohë që kapacitet janë për 4500 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY