Presidenti Bujar Nishani liroi sot nga detyra Neritan Cekën pas shumë debatesh dhe propozimesh për shkarkimin e tij që erdhën nga qeveria. Ceka u lirua pasi përfundoi mandatin normal të ambasadorit ndërkohë që bashkë me të u liruan edhe 3 ambasadorë të tjerë.
Kreu i Shtetit ka hedhur firmën edhe për katër emërime të reja në Kanada, Sllovaki, Hungari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dekretet e Nishanit
Neritan Ceka, shkarkohet si ambasador në Ital
Kujtim Xhani, shkarkohet si ambasador në Kinë
Genci Muçaj, shkarkohet si ambasador në Turqi
Kujtim Morina, shkarkohet si ambasador në Kuvajt
Ermal Muça, emërohet ambasador në Kanada
Enkeleda Mërkuri, emërohet ambasadore në Sllovaki
Arian Spasse, emërohet ambasador në Hungari
Ermal Dredha, emërohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/