Në Tiranë, tashmë me hyrjen më fuqi të paktës fiskale 2016, taksa e fjetjes do të kushtojë më pak për hotelet me katër apo pesë yje. Kjo taksë e fjetjes, ( fikse tashmë) do të llogaritet në 350 lekë për person në natë. Për një hotel që llogarit një çmim fjetjeje për person në natë në rreth 100 euro do të paguajë 2.5 euro, nga rreth 3 euro që paguante më parë.
Ndërsa për kategoritë e njësive të tjera akomoduese ( 3 yje e më poshtë) kjo taksë fikse tashmë do të jetë 140 lekë. Por, tarifa ndryshon në bazë të zonave edhe pse ende në Shqipëri nuk ka një kategorizim të mirëfilltë të përcaktuar me ligj, gjë që pritet të ndodhë me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore.
Në vitin 2015 niveli i kësaj takse matej me për qindje dhe logaritje nga 3-5%. Ligji përcakton që “: “Hotel kuptohet çdo veprimtari, që jep strehim kundrejt pagesës dhe përfshin emërtimet hotel, motel, stabiliment turistik, pension, shtëpi pritjeje, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë qëllim”
Taksa e fjetjes sipas kategorizimeve
Kategoria I
Bashkia Tiranë- Durrës
( Hotelet 4-5 yje 350 lekë për natë/ fjetjeje. Ndërsa për fjetjen në bujtinë, motel apo çdo njësi tjetër akomoduese, do të paguhet 140 lekë për natë).
Kategoria II
Bashkia Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Gjirokastër, Shkodër, Kavajë, Lezhë Hotelet 4-5 yje
(Hotelet 175 lekë për natë fjetjeje. Ndërsa njësitë e tjera akomoduese, si motel, bujtine, etj. do të paguhet 70 lekë për natë fjetjeje)
Kategoria III
Bashkia Ura Vajgurore, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Shijak, Krujë, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Kamëz, Himarë, Konispol
(Hotelet 105 lekë për natë fjetjeje. Ndërsa bujtinat, fjetina, motele dhe çdo njësi tjetër akomoduese, 35 lekë për natë fjetjeje
Në vendet e tjera të rajonit kjo taksë llogaritet :
Kroacia nga 0.3 euro – 1 euro
Kosova e ka 0.8 – 1 euro (për hotelet me pesë yje, ndërsa nuk zbaton taksim për hotelet e tjera).
Greqia zbaton një taksë fjetjeje në 0.5 euro për person dhe kjo është një shifër minimale.
Maqedonia e llogarit nga 0.7 euro në 1.5 euro. /Monitor
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/