Ligji “Dekriminalizimit” hyn nesër në fuqi, dy muaj kohë negociatave për aktet...

Ligji “Dekriminalizimit” hyn nesër në fuqi, dy muaj kohë negociatave për aktet normative

73
0
Shares

Sërish do të duhet të ketë negociata për dekriminalizimin. Pas miratimit të ligjit që do të pastrojë parlamentin dhe administratën nga të inkriminuarit, negociatat PD-PS do të jenë formatin që do të kenë aktet normative. Pa këto akte, ligji i cili hyn në fuqi në 7 janar, nuk mund të bëhet funksional
Pritet që takimet të nisin javën e ardhshme për të miratuar 3 aktet kryesore, të cilat gjithashtu duhet të jenë konsensuale.
I pari akt, është ai që shtjellon me tej procedurat që do të ndiqen.
Një tjetër akt normativ do të përcaktojë listën e shteteve ku kandidatët për deputete kanë çështje të hapura penale, qoftë dhe me identitet tjetër janë dëbuar ose janë në kërkim ndërkombëtar. Listës së vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë prej nga ku do të merret informacion do t’i shtohen dhe shtete të tjera të Europës dhe kontinenteve të tjera.
Akti kryesor normativ që do të duhet të nxjerrë kuvendi për të bërë të zbatueshëm ligjin është dhe formulari i vetë-deklarimit. Të dhënët e tij do të menaxhohen nga institucionet ku individët që i nënshtrohen ligjit punojnë. Ndërsa vërtetësia e këtyre të dhënave do të verifikohet nga prokuroria në bashkëpunim me organet e drejtësisë të shteteve që bëjnë pjesë në listën që do të miratojë parlamenti.
Ligji dekriminalizimit u miratua me konsensus në 17 dhjetor, ndërsa hyn në fuqi në 7 janar, 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Sipas nenit 17 të tij , aktet normative duhet të miratohen brenda 2 muajsh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY