Esat (Aleksandër) Dushaj, ka 48-orët që ka qenë në arrati dhe në përgjim nga policia.
Sipas News 24, sot ai është marrë në pyetje nga hetuesit në Policinë e Shkodrës ku ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në Tiranë dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.
Madje Dushaj pa u trembur ka deklaruar se nëse do t’i jepej mundësia do të vriste edhe vëllain e tretë. “Po të kisha mundësi do të vrisja dhe vëllain e tretë. Vëllezërve i kisha ngritur pritë”, ka rrëfyer ai para bluve të Shkodrës.
Pas dorëzimit në Tiranë, Esat Dushaj dërgohet në Shkodër . Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme në hyrje të kryeqytetit, autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Drisht të Shkodrës Esat Dushaj u rikthye në Shkodër.
Për 3 ditë dhe 3 netë, policia e kërkoi në zonën e Postribës dhe në malet e Dukagjinit, por Dushaj arriti të udhëtojë drejt Tiranës, për t’u dorëzuar në Drejtorinë e Policisë. Megjithatë, ajo që mbetet mister është se si arriti Dushaj të mbërrijë në Tiranë teksa ishte në kërkim të forcave policore në Shkodër e Dukagjin.
Policia po heton për personat që e ndihmuan të vinte në kryeqytet. Thuhet se Dushaj kishte frikë për jetën, ndaj edhe nuk u dorëzua në Shkodër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/