Rama i jep pa garë hidrocentralin e Skavicës kompanisë “Suzer & Nurol...

Rama i jep pa garë hidrocentralin e Skavicës kompanisë “Suzer & Nurol Group”

65
0
Shares

Kryeministri
Rama bëri një vizitë të papritur në prill të vitit të kaluar në Turqi duke hedhur dyshime për trafik influencash për investime në Shqipëri.

PD ka deklaruar sot se e kishim paralajmëruar dhënien e Skavicës pa garë, gjë që është vertëtuar tashmë, tha
Grida Duma, Sekretare e PD për Marrëdhënien me Publikun.

“Në muajin prill, Partia Demokratike i kërkoi shpjegime të qarta kryeministrit Edi Rama për vizitën e tij të menjëhershme e të papritur në
Stamboll të Turqisë.

I kërkuam Ramës të përgjigjej po bënte apo jo negociata të fshehta e të paligjshme për të dhënë pa garë e pa transparencë projektin më të rëndësishëm energjitik në Shqipëri, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një kompanie turke,
Suzer & Nurol Group.

Siç bën gjithmonë kur do të fshihet dhe është në siklet, kryeministri reagoi duke akuzuar opozitën por sërish pa i dhënë asnjë llogari, asnjë përgjigje qytetarëve shqiptarë.

Por para disa javësh, i gjendur në presion, Ministri i tij Ahmetaj pohon vetë se Skavica i është dhënë një kompanie turke.

Në emisionin Zonë e Lirë, duke u gjendur keq që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor të huaj, Ahmetaj shprehet se tashmë Skavica i është dhënë kompanisë turke.

Ja video e emisionit:

Arben Ahmetaj:”Më thoni një emër që është larguar?! Ju them unë një që ka ardhur. Skavica. Suzer & Nurol Group””, thuhet në deklaratën e PD.

“Sot, pyesim kryeministrin Rama se çfarë gare zhvilloi për projektin më të rëndësishëm energjitik të shqiptarëve?

Skavica ka përfunduar si gjithë të tjerat dhe siç ne paralajmëruam pa garë e transparencë ashtu siç Rama u ka dhënë miqve të vetë koncensionet në shëndetësi, ashtu siç jep tenderat dhe u hap traun e doganës, ashtu siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën
CEZ ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre.

Kjo është skema e Edi Ramës në ndarjen e parave dhe copëtimin e pasurisë të shqiptarëve. Mos u habisni kur të merrni vesh që pazari i radhës i Edi Ramës me pasuritë publike është mbyllur në
Majami”, tha Grida Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY